Rozmarina është një bimë popullore, zakonisht e përdorur për garniturë dhe në ushqime të ndryshme, për shkak të aromës së saj unike dhe të këndshme.
Shkencëtarët konfirmojnë se kjo bimë mund të jetë shumë më e dobishme nëse përdoret në trajtimin e demencës dhe sëmundjes Alzhaimer!
Në tragjedinë “ Hamlet”, Shekspiri shkroi: “Ka rozmarinë, : lutuni, dashuroni, mbani mend”.
Ai mund të ketë qenë i vetëdijshëm për këto veti të kësaj bime të dobishme.Studimet kanë treguar se rozmarina ka efekte të mrekullueshëm dhe të fortë në rastin e humbjes së kujtesës dhe fillimit të ngadalësimit mendor të lidhur me sëmundjet e ndryshme.
Mark Moss dhe ekipi i tij shkencor shqyrtuan efektet e aromës së rozmarinës në tru, dhe bënë disa zbulime të habitshme!
Ekziston një lidhje e fortë mes aromës së kësaj bime natyrore dhe funksionit të përmirësuar njohës, ose në mënyrë më specifike, në ruajtjen e kujtesës!
Subjektet që morën pjesë në studim, përmirësuan rezultatet e tyre në detyra të ndryshme , në kujtesë dhe vizualizim me ndihmën e një arome rozmarine!
Për më tepër, një tjetër studim tregoi se kjo bimë siguroi efekte pozitive në trajtimin e pacientëve të Alzheimerit dhe të demencës.
Gjetjet ishin mbresëlënëse:
“Të gjithë pacientët kanë treguar përmirësim të dukshëm në funksionin njohës pas terapisë me rozmarinë. Në veçanti, pacientët me Alzheimer treguan përmirësim të dukshëm në totalin e rezultateve. “
Gjetjet e këtyre studimeve japin shpresë se rozmarina mund të jetë një ilaç i fuqishëm natyror për demencën dhe Alzheimerin.
Prandaj, për të rritur performancën e trurit, mund të shtoni një bimë rozmarine në kopshtin e shtëpisë suaj dhe të nuhasni thellë aromën e saj.