Studimet e fundit kanë prezantuar një shifër tronditëse! Kjo shifër lidhet me diabetin. Aktualisht 25 për qind e njerëzve janë me diabet të tipit 2, por ata nuk e dinë se janë. Por, nëse ju përjetoni një nga simptomat e mëposhtme, e mira është që të konsultoheni me mjekun tuaj menjëherë!
Shkoni shumë shpesh në tualet
Në rast se vuani nga diabeti, në organizmin tuaj fillon që të zbehet roli i disa funksioneve duke shkaktuar kështu uljen e sheqerit në gjak. Në rast se shkoni shumë shpesh në tualet duhet të kuptoni se kjo është një shenjë e fshehur e diabetit.
“Shumica e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se sa shpesh shkojnë në tualet. Kur pyesim për këtë, shpesh dëgjojmë, ‘Oh po, unë mendoj se po shkoj më shpesh sesa më parë’”, u shpreh Dr Cypress. Por kjo nuk është një përgjigje e duhur, pasi secili prej nesh duhet të kontrollojë sa shpesh shkon në tualet.
Keni rënie drastike në peshë
Duke pasur parasysh se mbipesha është një faktor rreziku për diabetin, kjo tingëllon kundërshtuese që kilogramët e humbura mund të jenë një nga simptomat e heshtura të diabetit, por kjo është e vërteta sipas studimeve të fundit.
Nuk jeni në humor
“Kur sheqeri në gjak është jo normal, ju thjesht nuk ndiheni mirë”, thotë Cypress. Duhet të dini se sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me depresionin. “Ju ndiheni shumë të lodhur, ndiheni të padobishëm, nuk doni të dilni dhe thjesht dëshironi të flini”, vijon Dr Cypress.