Pankreasi është një organ në formë fluturze, 15 cm i gjatë, i ‘fshehur’ pas stomakut dhe ka si detyrë kryesore të ndihmojë në tretjen e ushqimit dhe të kontrollojë sheqerin në gjak.
Pjesa më e frikshme e kancerit të pankreasit: Ka probabilitetin më të lartë të vdekjes se çdo lloj kanceri.
Pse? Arsyeja kryesore: Sepse është shumë e vështirë që kjo sëmundje të diagnostikohet që në fazat e para. Pankreasi është i futur aq thellë në trup sa nuk mund të shihet apo ndihet masa tumorale deri sa ajo të përhapet edhe në organet e tjera.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të dini simptomat e kancerit të pankreasi dhe, nëse po i përjetoni ato, duhet mos t’i injoroni.
Vijoni leximin për të zbuluar disa nga shenjat e para të kancerit të pankreasit që duhet t’i dini.
Sytë dhe lëkura janë të zverdhur
Zverdhja e të bardhave të syve dhe lëkurës nuk është asnjëherë shenjë e mirë. Mund të jetë shenjë e një sërë problemesh shëndetësore, si alkoolizmi, problemet me mëlçinë dhe kanceri i pankreasit.
Pavarësisht shkaktarit, kjo simptomë nuk duhet të injorohet asnjëherë.
Dukeni si katër muajshe shtatzënë
Fryrja e barkut pas një vakti të bollshëm është normale, por nëse ajo bëhet e vazhdueshme, atëherë jo. Me rritjen e masës tumorale të pankreasit, ajo mund të shkaktojë zgjerim të belit. Kjo është një nga shenjat e para që gratë vërejnë, megjithatë nuk konsultohen për këtë me doktorin seçse fryrja e barkut është gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësohemi.
Gjithsesi, është mirë të bëni një kontroll. Me shumë mundësi nuk është kancer, megjithatë gjasat ekzistojnë…
Ëmbëlsira juaj e preferuar ju shkakton të përziera
Mungesa e oreksit është një shenjë tjetër e parë e kancerit të pankreasit. Kjo sepse me rritjen e masës tumorale në stomak, ajo fillon të ushtrojë presion edhe në organet përreth. Pasojat: keni të përziera dhe ndiheni të ngopur edhe nëse keni orë të tëra që nuk keni ngrënë. Madje ngrënia mund të bëhet më e dhimbshme.
Po humbisni peshë në mënyrë të pashpjegueshme
Kjo mungesë oreksi mund të çojë në rënien e shpejtë në peshë, domethënë të humbisni më shumë se 5% të peshës trupore për gati 6 muaj. Nëse nuk mund ta shpjegoni rënien në peshë me një arsye tjetër, bëni mirë të konsultoheni me një mjek.
Keni dhimbje të tmerrshme në pjesën e poshtme të shpinës
Me rritjen e masës tumorale nuk ushtrohet presion vetëm tek organet e brendshme, por edhe në shpinë, duke shkaktuar dhimbje të tmerrshme. Gratë shpesh i ngatërrojnë këto dhimbje me ato të ciklit menstrual, prandaj janë mësuar që t’i durojnë.
Urina duket shumë e errët
Urina në ngjyrë të errët është shenjë e dehidratimit, megjithatë mund të jetë edhe ndër shenjat e para të verdhëzës dhe kancerit të pankreasit.
Është koha të bëni një kontroll tek mjeku.
Keni dhimbje të tmerrshme stomaku pa asnjë arsye
Vizita tek mjeku me ankesën se më dhemb stomaku duket si diçka që u ndodh vetëm fëmijëve, por që kjo dhimbje e pashpjeguar e barkut mund të jetë edhe simptomë e parë e kancerit të pankreasit.
Duke qenë se pankreasi është i vendosur në pjesën e poshtme abdominale, pas stomakut, masa tumorale mund të shkaktojë një dhimbje të vazhdueshme të barkut.