MENU
klinika

Procesi i integrimit

Bushati takim me McAllister: Progresi i rajonit i shërben BE-së

04.12.2018 - 14:40

Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri i jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister. Bushati ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s. 

Ministri Bushati falënderoi z/McAllister për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi dhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, si dhe e njohu atë me ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare me fokus reformën në drejtësi.

Nga ana e tij McAllister u shpreh se “hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë por është në interes të vetë BE-së”.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!