MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Është koha që Evropa të vendosë…

22.12.2018 - 13:58

Pas zhytjes në disa kriza të thella gjatë dekadës së fundit, BE tani po ballafaqohet me një situatë të vështirë politike në Britani, një luftë të mundshme tregtare me SHBA dhe kërcënime në rritje të sigurisë. Për të adresuar këto dhe sfida të tjera, Evropa do të duhet të marrë patjetër disa vendime.

Mund të thuhen kaq shumë gjëra kundër Bashkimit Evropian, port ë paktën nuk i mungojnë ambiciet apo planet për realizimin e tyre.

Pothuajse menjëherë pas referendumit të Brexit të qershorit 2016, 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së ranë dakord për “Udhërrëfyesin e Bratislavës”, që planifikon të ardhmen pa Mbretërinë e Bashkuar. Një vit më vonë, krerët e BE u mblodhën në Talin dhe miratuan “Agjendën e Liderëve” për të udhëhequr BE-në deri në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj 2019.”

Dhe tani, BE po përgatitet për një samit në Sibiu të Rumanisë, muaj, ku këto projekte do të finalizohen.

Gjatë dekadës së fundit, blloku është përballur me dy sfida të thella dhe tani është në procesin e përballjes me të tretën. E para ishte kriza e euros, e cila mund të kishte përfunduar me rënien e monedhës së përbashkët. Në vend të kësaj, një sërë samitesh u mbajtën dhe Evropa arriti ta kapërcente.

Por vetëm kur BE filloi të rifitojë besimin e publikut, u godit nga kriza e refugjatëve 2015, e cila prekte disa vende shumë më tepër se të tjerët, duke ekspozuar mospërputhje të dukshme në zbatimin e rregullave të përbashkëta në lidhje me lëvizjen e njerëzve.

Tani vjen sfida e tretë: largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Tani Britania është në mes të një krize politike dhe liderët e BE nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të shikojnë dhe të presin. Një vend që dikur drejtonte botën tani nuk mund të drejtojë as veten.

Me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, kjo nuk është koha që europianët të rrinë duarkryq. Pas tmerreve të referendumit të Brexit dhe zgjedhjes së Donald Trump në 2016 u rikthye një shpresë me zgjedhjen e presidentit francez Emmanuel Macron në vitin 2017. Por në vitin 2018, situate ka ndryshuar totalisht në Francë. Nuk mund të thuhet se çfarë do të sjellë viti 2019…

Ajo që ne dimë është se qeverisja në të gjithë BE është duke u bërë më sfiduese, pasi partitë politike të mëdha kryesore po humbasin mbështetjen. Në këtë peizazh politik, procesi i formimit të qeverive kombëtare është bërë i gjatë dhe i vështirë; Suedia është shembulli perfekt i kësaj.

Çështjet po përkeqësohen, rritja ekonomike në të gjithë BE po ngadalësohet, dhe kjo ishte edhe para shpërthimit të protestave masive në Francë dhe konfrontimit të Italisë me BE-në mbi buxhetin e saj të propozuar. Macron i është përgjigjur shqetësimeve publike duke bërë thirrje për institucione edhe më të forta të BE.

Rreziku tani është se pasiguritë politike në Gjermani, Francë, Itali dhe Britani të Madhe do të krijojë më shumë mundësi për populistët dhe demokratët e vetëdeklaruar që të ndërtojnë më shumë mure (fizikisht dhe metaforikisht).

Për më tepër, mjedisi i jashtëm i Evropës është bërë më i rrezikshëm. Megjithëse vëmendja e botës aktualisht është në rreziqet e një lufte tregtare tregtare Sino-Amerikane, kërcënimi i një konflikti transatlantik po aq shkatërrues nuk mund të injorohet. Shumë politikëbërës të Europës, tashmë të bindur se gjigandët e teknologjisë së SHBA-ve janë një kërcënim për sigurinë evropiane, janë gati të veprojnë kundër tyre. Nëse SHBA-të do të reagonin, numri i viktimave do të ishte shumë i madh.

Gjithashtu, nuk mund të harrojmë sfidat në rritje gjeopolitike dhe humanitare jashtë BE. Trump, duket se synon të përkeqësojë konfliktet në Lindjen e Mesme. Bllokada e Rusisë e Ngushticës së Kerçit, pika hyrëse në Detin e rëndësishëm strategjik të Azov tregojnë se roli i Evropës është ende shumë i rëndësishëm.

Për të menaxhuar këto dhe sfidat e ardhshme, BE-ja do të duhet të marrë vendime të rëndësishme, duke filluar nga viti 2019. Në një mjedis gjithnjë e më të rrezikshëm gjeopolitik, BE-ja duhet të fillojë përgatitjet për revolucionin dixhital.

Udhërrëfyesi i Bratislavës, Axhenda e Liderëve dhe samiti i ardhshëm i Sibiut janë të gjitha të mira, madje edhe të domosdoshme. Por, ndërsa 2018 viti i konfuzionit, viti 2019 do të jetë viti i vendimeve…

Carl Bildt ishte ministri i jashtëm i Suedisë nga 2006 deri në tetor 2014 dhe kryeministër nga 1991 deri më 1994, kur ai negocioi pranimin e Suedisë në BE. Si një diplomat i njohur ndërkombëtar, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i BE në ish-Jugosllavi, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Herzegovinë, i dërguari i posaçëm i OKB-së në Ballkan dhe bashkë-kryesues i Konferencës së Paqes të Dejtonit. Ai është Kryetar i Komisionit Global për Qeverisjen e Internetit dhe anëtar i Këshillit Global të Agjendës së Forumit Ekonomik Botëror për Europën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Nga New York Times

Fundi i Evropës?