MENU
klinika

Kompozitor i Muzikës klasike

Fakte interesante të romanticistit Hektor Berlioz

13.12.2018 - 10:56

Hektor Berlioz (1803-1869) kompozitori romantik, vepra e të cilit dha një kontribut të pakrahasueshëm në fushën e muzikës, pjesën kryesore të punës së tij të çmuar ia atribuoi përparësisë për ta ngritur romantizmin drejt muzikës idilike, po ashtu futi teknika të jashtëzakonshme që ndryshuan orkestrën.

Kjo bëri që të zëjë një vend të veçantë në histori, prandaj shpeshherë përmendet si një prej kompozitorëve më të mëdhenj romantikë.

Në atë epokë, stili i muzikës dhe teknikat e tij u kritikuan rëndom, por në ditët e sotme është më se e qartë se ishte largpamës i jashtëzakonshëm.

Imagjinata dhe gjenialiteti frymëzuan veprat dhe simfonitë e tij të ardhshme. Edhe pse rrekej të merrte vlerësimin që meritonte në shtëpi, fitonte lehtësisht kritika lavdëruese dhe brohoritje mikpritëse në vendet që udhëtonte.

Unikja e veprave mund të mos jetë vlerësuar atëbotë, por popullariteti i tij vijoi të rritet edhe njëqind vjet pas vdekjes së kompozitorit. Për të pasur një kuadro të plotë rreth Berliozit, po ju japim 10 fakte interesante:

Pati Shekspirin si burim frymëzimi

Berliozit i pëlqente të lexonte, por mbi të gjitha u frymëzua nga veprat e Shekspirit dhe Gëtes. Disa nga veprat e tij më të njohura paraqesin karaktere të ndryshme nga veprat e Shekspirit, si opera “Beatrisi dhe Benedikt”, pjesë që u shfaq në gjermanisht me komente të zjarrta, si dhe simfoninë korale “Romeo dhe Zhuljeta”.

Ndoqi pasionin për muzikën pavarësisht nga mungesa e mbështetjes

Hektori filloi të merrte mësime muzike vetëm pasi kishte mbushur 12 vjeç, çka konsiderohej fillim i vonë për një muzikant të kalibrit të tij.

Përgjegjës për edukimin ishte i ati, i cili nuk e mbështeti dashurinë e tij të vrullshme për muzikën.

Në vend të kësaj, ai e regjistroi Berliozin në shkollën mjekësore në këmbim të një karriere të sigurt në të ardhmen.

Qe një nga muzikantët më të keqkuptuar

Berliozi njihej për sinqeritetin e tij të vrazhdë dhe, si rezultat, njerëzit prireshin t’i qëndronin sa më larg.

Po ashtu nuk i pëlqente të bënte kompromise, për këtë aryse nuk qe i mirëpritur sidomos në vendlindje.

Ata që e njihnin mirë, shpreheshin se ishte njeri i sjellshëm, që i merrte përgjegjësitë ndaj familjes dhe miqve me seriozitet.

Për shembull, edhe pasi u divorcua nga e shoqja, Harriet, ai vazhdoi ta mbështeste dhe të kujdesej financiarisht pë të, pavarësisht se u zhyt në varësinë e alkoolit.

Ishte kritik i mirënjohur

Po ashtu, Berliozi ishte kritik i mirënjohur që punonte për gazetën e rëndësishme parisiane: “Journal des Débats”.

Edhe pse kritikët e muzikës shpesh shiheshin me përbuzje nga kompozitorët e tjerë, ai dukej se ia arriti për mrekulli. Ishte pikërisht suksesi i tij, ajo që i mundësoi të kalonte plotësisht tek kompozimi si mjet për të plotësuar të ardhurat e veta.

Ishte kompozitor i njohur

Megjithëse arriti të krijonte disa kompozime unike në vitet 1830, gjithmonë kishte nevojë të ngutshme për të ardhura, prandaj iu desh të mbështetej tek kompozimin për të fituar të ardhura shtesë.

Fatmirësisht, ai ishte një dirigjent i respektuar, fakt që impresionoi violinistin e famshmëm virtuoz Nikolo Paganini.

Me përkrahjen e Nikolos, karriera e tij mori një ngjitje, e cila i mundësoi udhëtime në të mbarë botën.

Adhuronte Oktobasin

Berlioz ishte i magjepsur pas një sërë instrumentesh të çuditshme në jetën e tij, por një nga më të çuditshmit ishte Oktobasi.

Oktobasi është kaq i madh, saqë instrumentisti duhet të hipë në një shkallë për t’i rënë. Hektori mendonte se Oktobasi duhej të përfshihej si një instrument standard orkestral.

Për fat të mirë, muzikantët në atë kohë nuk arritën ta pranonin instrumentin, ndoshta për shkak të madhësisë qesharake.

Ra në dashuri dhe u martua me një aktore irlandeze

Berliozi u takua me Harriet Smithson, një aktore irlandeze, ndërsa po ndiqte një shfaqje teatrore të një kompanie turistike angleze. Smithson po luante Ofelian dhe Berliozi u magjeps pas saj.

E bombardoi me letra, prej të cilave nuk mori përgjigje, ndoshta sepse ajo nuk mund të lexonte ose të fliste frëngjisht.

Berliozi më në fund e takoi Smithson personalisht dhe u martuan në tetor 1833. Patën edhe një fëmijë, të njohur si Louis Berlioz.

Gati kreu vrasje

Kur ishte në Paris duke punuar për fantashkencën, Berliozi ra në dashuri dhe u fejua me Kamij Mok gjashtë muaj pasi ishin takuar.

Pasi u takuan, Berlioz fitoi Çmimin e Romës, një çmim ndërkombëtar që gjithmonë kishte dashur ta fitonte. Çmimi kërkonte që marrësi të jetonte një vit në Itali, gjë që e detyroi Berliozin të lëvizte.

Gjatë qëndrimit të tij në Itali, Mok ra në dashuri me dikë tjetër më të pasur, çka e mërziti kaq shumë Berliozin saqë planifikoi të vriste të dashurin e ri të Mokës. Për fat të mirë, ndryshoi mendje para se të kryente veprimin e pafalshëm.

Nuk kishte aftësi për asnjë instrument

Në moshë të re Berliozi mësoi të luante kitarë dhe flaut, por gjithsesi mbetej një instrumentist i mesëm.

Edhe pse asnjëherë nuk mësoi të luante me profesionalizëm një instrument, ai sërish kapi majat e suksesit, diçka mjaft e rrallë për kompozitorët.

Kritikë të ndryshëm vërejtën se paaftësia e tij mund ta ketë shndërruar në një kompozitor më të mirë, sepse përdori një perspektivë unike kompozimi që e bëri të dallohej nga të tjerët.

Ishte përdorues opiumi

Në atë kohë, përdorimi i opiumit lejohej, madje u inkurajua edhe nga mjekët. Ashtu si shumë personalitetet të kohës, Berliozi përdori opiumin, si dhe tinkturën e opiumit.

Përdorimi i opiumit e frymëzoi të dilte me tregimin për Simfoninë fantastike, e cila bazohej në një artist të dashuruar, i cili përpiqej të helmonte veten me opium vetëm që të shpëtonte nga haluçinacionet e tmerrshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB