MENU
klinika

Spektakël kulturor

Festivali i fëmijëve gëzon Elbasanin

17.12.2018 - 12:40

Elbasani shkëlqeu me këngën e fëmijëve për dy net me radhë dhe në interpretimin e mrekullueshëm gazmor të tyre përballë një publiku të shumtë artashësish që nuk kursyen duartrokitjet.

Në Elbasan është mbajtur edicioni i pestë i Festivalit me Interpretuesit e Vegjël. Në efektin e shumë emocioneve në në teatrin “Skampa” fëmijët e vegjël kanë kënduar dhe kërcyer, po aq sa dhe janë gëzuar në një festival të tillë.

Nën drejtimin e Udhëheqësit Artistik Liman Koxha, vogëlushët performuan në mënyrë të shkëlqyeshme duke dhënë emocione të pamata për artdashësit.

‘’Është një brez që po rriten me muzikën, shpresoj të jenë e ardhmja e këngës në Elbasan’’ u shpreh Liman Koxha.

Udhëheqës të këtij eventi të rëndësishëm artistik për brezat e rinj, që janë zëri më i mirë i së ardhmes në kulturë ishte udhëheqësi artistik Liman Koxha.

Ndër shumë vogëlushë ka pasur angazhime serioze dhe kjo u duk në performancën e tyre. Ky kompeticion serioz ishte një udhëtim për të gjetur dhe për të identifikuar talente të reja tek fëmijët të cilët u shprehën gjithashtu të emocionuar në këngët e tyre.

Për drejtorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, edukimi me artin dhe kulturën vjen në zgjedhjen e këtyre lloj premisave për fëmijët.

Ata aktivizohen dhe krijojnë zgjedhjet e tyre për këngët e preferuara, por kjo ndikon edhe për rigjenerimin e kulturës si dhe për riaftësimin e shumë vlerave që kultura ka.

Në dy netë me radhë kanë shkëlqyer shumë zëra por dalloi Iris Sula që për të dytin vit radhasi rrëmbeu çmimin e parë. Ajo e emocionuar u shpreh se ishte sa e gëzuar dhe e suprizuar, pasi dhe vjet ishte ajo dhe e ndiente si detyrë përgatitjen më të mirë.

Ky spektakël erdhi dhe si argëtim për festat e fundvitit në qytetin e bukur të Elbasanit, po aq sa dhe me tradita në lëmin e kulturës.

 

 

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!