MENU
klinika

Liberalizohen shërbimet në aeroporte

Fluturimet, çmimet e biletave mund të ulen

18.12.2018 - 09:03

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar një udhëzim që liberalizon tregun e ofrimit të shërbimeve të tokës në aeroporte, çka pritet të sjellë uljen e çmimit të biletave ajrore.

Shërbimet e tokës janë shërbime, të cilat ofrojnë aeroportet kundrejt kompanive ajrore, ku bëjnë pjesë: përpunimi i bagazheve, përpunimi në vendqëndrimin e avionëve; furnizimi me karburant e vajra lubrifikante, përpunimi i mallrave dhe postës etj.

Shërbimet e tokës përbëjnë dhe komponentin më të rëndësishëm që ndikon në çmimin e biletës, duke sjellë kosto të pajustifikueshme kundrejt shërbimit të ofruar.

Ndërkohë që, me miratimin e këtij udhëzimi i hapet rruga hyrjes së lirë në treg i kompanive të interesuara për të ofruar këto shërbime, ndërkohë që përzgjedhja e fituesve do të bëhet përmes garave tenderuese.

Ndërkaq, një tjetër element që do të ndikonte në uljen e çmimit të biletave është heqja e monopolit të fluturimeve nga aeroporti  “Nënë Tereza”.

Në dokumente, ekskluziviteti është hequr në vitin 2016, por dy vjet e gjysmë pas nënshkrimit të kontratës së re koncesionare ende nuk ka asnjë aeroport të dytë funksional.

Qeveria ka dhënë me koncesion aeroportin e Kukësit te operatorë privatë, ndërsa po negocion për ndërtimin e një aeroporti të dytë në Vlorë, gjithmonë me formulën e partneritetit publik-privat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN