MENU
klinika

Ndryshimet në kabinet

‘Furtuna’ në qeveri/ Paloka: Ik Edvin, nuk të pastron e nuk të shpëton asgjë

28.12.2018 - 12:12

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas ndryshimeve të qeverisë të prezantuara sot nga Kryeministri Edi Rama.

Duke përdorur një fjalë popullore Paloka i kërkon Ramës të ikë pasi nuk e shpëton dot më asgjë.

“Vetëm një shprehje e popullit mund të më vijë në mend tani për ndryshimet në qeveri të Ramës: ‘Të lash mutin me shurrë’. Ik Edvin se nuk të pastron e nuk të shpëton më asgjë…”, shkruan Paloka.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare ndryshimet në qeveri. Janë 8 ministra të rinj në kabinet dhe Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministër.

LISTA
1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
3. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
4. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
6. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
7. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
8. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!