FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, ka zyrtarizuar sot kalendarin e Botërorit 2019 të Formula 1. Sezoni i ri do të nisë më 17 mars, në Australi, ndërkohë që gara e fundit do të zhvillohet më 1 dhjetor, në Abu Dhabi.
Ashtu si dhe këtë vit, Botërori 2019 në Formula 1 do të ketë 21 gara. Në muajin shtator do të zhvillohen 4 gara, një rekord.
Ndërkohë që këtë vit, FIA ka vendosur të bëjë një rokadë garash në Amerikë, me garën e Meksikës që do të zhvillohet para asaj të Teksasit.
Kalendari i Botërorit 2019 në Formula 1
17 mars, GP Australi (Melbourne)
31 mars, GP Bahrein (Sakhir)
14 prill, GP China (Shanghai)
28 prill, GP Azerbajxhan (Baku)
12 maj, GP Spanja (Barcelona)
26 maj, GP Monaco (Montekarlo)
9 qershor, GP Kanada (Montreal)
23 qershor, GP France (Le Castellet)
30 qershor, GP Austri (Spielberg)
14 korrik, GP Britani e Madhe (Silverstone)
28 korrik, GP Gjermani (Hockenheim)
4 gusht, GP Hungari (Budapest)
1 shtator, GP Belgjikë (Spa)
8 shtator, GP Itali (Monza)
22 shtator, GP Singapor (Singapore)
29 shtator, GP Rusi (Sochi)
13 tetor, GP Japoni (Suzuka)
27 tetor, GP Meksikë (Mexico City)
3 nëntor, GP Amerikë (Austin)
17 nëntor, GP Brazil (San Paolo)
1 dhjetor, GP Abu Dhabi (Yas Marina)