MENU
klinika

Harta e fytyrës

Kuptojeni sëmundjen që keni përmes fytyrës tuaj

18.12.2018 - 18:06

Çdo zonë e fytyrës përfaqëson një organ në veçanti, të trupit tonë, sipas disa studimeve të mjekësisë kineze.

Këtu ju paraqesim listën me shqetësimet për çdo pjesë të fytyrës dhe mënyrën si ta kurojmë.

Shenjat si : aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet: 

Në ballë: Tregon probleme me fshikëza e urinës dhe zorrën e hollë

Shkaktarët: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunuara, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mund të shkaktojnë vështirësi në procesin e tretjes.

Kurat: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuar të alkoolit dhe fjetje në orën e duhur.

Mes vetullave:Tregon probleme me mëlçinë

Shkaktarët: Stomaku mund të jetë duke funksionuar më shumë se ç’duhet, pasi keni ngrënë shumë dhe mund të jeni alergjik ndaj disa ingredientëve.

Kura: Rekomandohet që të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, të merrni ajër të p1astër, të bëni ushtrime fizike etj.

Në harkun poshtë syve:Tregon probleme me veshkat

Shkaktarët: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët.

Kura: Duhet të konsumoni shumë ujë dhe të ulni nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosura dhe alkoolit. Shikoni nëse jeni të dehidratuar.

Në hundë: Tregon probleme me zemrën

Shkaktarët: Dhomat e mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë disa problemenë këtë pjesë të fytyrës.

Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji jeshil organik mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Në pjesën e sipërme të faqeve: Tregon probleme me mushkëritë

Shkaktarët: Astma, duhani, ndotja e ajrit.

Mund të shkaktojnë edhe qeska të zeza poshtë syve.

Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanit. Kryeni edhe sa më shumë aktivitete fizike.

Në faqe: Tregon probleme me mushkëritë dhe veshkat.

Shkaktarët: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit.

Kura: Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

Në buzë dhe mjekër:Tregon probleme me stomakun

Shkaktarët: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe stresi mund të shkaktojnë mosbalancim.

Kura: Nisni një dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa më shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Në nofulla dhe qafë: Tregon probleme me hormonet

Shkaktarët: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripura, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.

Kura: Konsumoni më pak nga këto ushqime dhe pini sa më shumë ujë.