MENU
klinika

Muzika e lehtë Shqiptare

Kush janë emrat e festivalit të 57 të RTSH?

08.12.2018 - 11:39

Komisioni përgjegjës i Festivalit të Këngës në RTSH, ka përzgjedhur 22 këngët e konkurrentëve që do të marrin pjesë në edicionin e 57-të.

Megjithëse na ndajnë dhe dy javë nga fillimi i festivalit janë prezantuar këngët e 22 konkurrentëvë.

Komisioni që ka përzgjedhur këngët përbëhet nga; Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist).

Sipas Inva Mulës, drejtoreshës së Festivalit, këngët në tekst nuk do të zbulohen të plota, do të prezantohen me anë të një interviste të artistëve me gërshetimin të një pjese të këngës dhe të jetës normale të tyre në jetën e përditshme, gjë që sjell një qasje ndryshe ndaj këtij eventi nga më të rëndësishmit të këngës së lehtë shqiptare.

Ajo që të  bie në sy në përgatitjet e këtij festivali të Radio Televizionit Shqiptar është se ka një rikthim të artistëve të njohur dhe por ka dhe prurje të reja të artistëve të talentuar. Këta artistë e kanë përzgjedhur vetë fabulën për t’u paraqitur.

Në sharmin e tri netëve të mëdha në datat 20-21-22 dhjetor ky festival i 57 do të performojë krah për krah me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Po cilët janë pjesëmarrësit e këtij festivali?

Për netët finale janë përzgjedhur këta emra: Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.

Këngëtarja Vikena Kamenica me këngën e saj “Natën e mirë” është tërhequr dhe nuk do të jetë pjesë e konkurrimit të Festivalit të 57. Vendin e saj do ta zëvendësojë Artemisa Mithi & Febi Shkurti.

Fituesi i festivalit të Radio Televizionit Shqiptar do të përfaqësojë vendin në këngët e  Eurosong që do të zhvillohet në Izrael.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujtesë për memorjen e kombit

Sherif Merdani, diplomati i burgosur i muzikës


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB