MENU
klinika

Miratohet kandidatura

Nga 2020, Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së

05.12.2018 - 17:30

Është miratuar me sa duket kandidatura e Shqipërisë për kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020.

Nga 1 janari 2019 Shqipëria bëhet pjesë e Trojkës. Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në “Twitter”. Shqipëria ishte kandidatura me potencialet më të madhe për të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020.

OSBE u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit.
Ajo sot vepron në tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore.

Ajo ka selinë në Vjenë dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hemisferës veriore.

OSCE-shqiperia-merr-kryesine-konica.al

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – është forum dialogu politik për një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë si dhe platformë për veprim të përbashkët, me qëllim përmirësimin e jetës së
individëve dhe komuniteteve.

Përmes qasjes tërësore ndaj sigurisë, që përbëhet nga dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike, mjedisore, njerëzore dhe anëtarësimin përfshirës, OSBE-ja ndihmon në ngushtimin e dallimeve dhe
ndërtimin e besimit ndërmjet shteteve, duke bashkëpunuar në parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe rehabilitimin pas konfliktit.

Me institucionet e saj, njësitë e ekspertëve dhe operacionet në terren, OSBE-ja trajton çështje me ndikim në sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë kontrollin e armëve, terrorizmin, qeverisjen e mirë, sigurinë energjetike, trafikimin e personave, demokratizimin, lirinë e medias dhe pakicat kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!