MENU
klinika

Falja e përgjithshme

‘Nuk do të ketë Ligj për Amnisti të përgjithshme’

10.12.2018 - 16:18

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se në periudhën e ardhshme nuk planifikohet sjellja e Ligjit për Amnisti të përgjithshme.

Bisedohet vetëm për amnistinë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, por siç potencoi ai, hequr të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën, organizimin dhe porositësit.

Zaev konfirmoi se ka marrë letrën e të dënuarve nga burgi i “Idrizovës” se do të nisin grevë urie, nëse miratohet amnistia vetëm për pjesëmarrësit e ngjarjeve të 27 prillit.

Bisedohet për Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit, por duke hequr të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunë, organizimin dhe kanë qenë porositës të këtyre ngjarjeve. Nuk bëhet fjalë për amnisti të përgjithshme. Maqedonia miratoi Ligj për Amnisti të përgjithshme, Kuvendi e bëri këtë para disa muajve. Praktika në botë është që secili ligj i përgjithshëm për amnisti të sillet në secilën 4-8 vite”, tha Zaev. /Konica.al/