MENU
klinika

Masat për dhjetorin

Rinas/ 9 të arrestuar gjatë nëntorit

04.12.2018 - 12:07

Policia Kufitare e Rinasit ka hartuar një plan masash për përballimin e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për muajin dhjetor.

Gjatë muajit Nëntor, Policia e Rinasit ka evidentuar dhe goditur 66 raste të paligjshmërisë. Janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara.

Në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Po gjatë muajit Nëntor nga Policia Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve.

Si dhe janë proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri. Është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi, është arrestuar një tjetër për mitëdhënie, si dhe është arrestuar dhe një person për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Gjatë muajit Nëntor kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit 203694 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Policia Kufitare e Rinasit, për muajin Dhjetor 2018, duke pasur parasysh edhe përvojën e viteve të kaluara, por edhe tendencën në rritje të fluksit në hyrje dhe në dalje të qytetarëve dhe turistëve, do shtojë burimet njërëzore me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe do bashkëpunojë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Policia Kufitare fton qytetarët që përdorin aeroportin e Rinasit për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”, si dhe në numrin 0800 90 90 çdo parregullësi, çdo vonesë si dhe çdo rast të abuzimit me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke ju garantuar një reagim të shpejtë profesional e të paanshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!