MENU
klinika

Muzika Klasike Botërore

Traviata, shpërthim emocionesh ku luan Ermonela Jaho

19.12.2018 - 14:17

nga Eugent Kllapi/

Në datën 17 dhjetor në Bastille, Opera e Parisit, në peshën e syve të shumtë të një spektatori artdashës u shfaq Travita, një nga mrekullitë e Verdit dhe të romanit të Aleksandër Dumas. Në rolin kryesor ishte Violeta e shprehur fuqimisht dhe dënjësisht nga ana profesionale nga Ermonela Jaho.

Tashmë e kalitur me dramat e tragjeditë e shumë viteve ekspierience në role, ajo solli po aq fuqishëm si dhe në prapavijën e saj profesionale rolin e Violetës. Ajo luan dhe e risjell publikun në dashurinë që ajo do, duartrokitjet.

Violeta është plotësisht një prostitutë që kthehet një figurë romantike si dashuri e pashtershme, sepse të kundërtat gjithmonë puqen në tragjedi dhe në njerëz që i mbartin ato. Është dhe një e sëmurë nga dashuria për Alfredon. Kjo do të thyhet nga paragjykimet borgjeze dhe nga babai i tij.

Nga fama e saj si Violetë e dëshirueshme thellë në të ka një brishtësi dhe dobësi në gruan intime, dhe sa më brenda futesh në rolin e Violetës të luajtur nga Ermonela, aq më tepër në fundin e shpirtit të saj të dobët ka më dashuri që mbytet nga kjo dobësi, kjo shprehet këmbëngulazi nga Ermonela.

Nuk është herë e parë, në vullnetin e saj të pashtershëm ajo vallzon si dhe me operën Baterflai(Butterfly) me rolin e Cio-Cio San sikur një fëmijë në sjellje dhe burrneshë.

Nuk mundet ta paraqesë zakonshëm intimen dhe ndjenjën nëpërmjet vibratos së saj, brenda kësaj të zakonshme ajo ngjiz publikun me duel me të jashtëzakonshmen. Profesionalisht ajo luan me të dhe është e aftë të riluajë me atë forcë sa ka tragjedinë në aktin e tretë të Traviatës.

Nuk ka si me këtë forcë mos të shkëlqejë, jo vetëm në pamje, po dhe në sytë e saj ku shprehet vetja e saj. Me të njëjtën forcë përballet me baronët(rolet) e shfaqjes dhe i përballon bukur.

Jo thjesht e plagosur në nder, në dialog me babain e Alfredos, vjen te Violeta trishtimi drejt mjerimit në rol.

Teatri u ndodh në profezionalizmin e trupës së kolegëve, Virginie Verrez (Flora Bervoix) Cornelia Oncioiu (Annina) Charles Castronovo (Alfredo Germont) Ludovic Tezier (Giorgio Germont) François Rougier (Gastone) etj.

‘’Ermonela Jaho, Ludovic Tezier dhe Charles Castronovo arrijnë të na çojnë në një hapësirë ​​shqetësuese, e cila zgjohet në thellësi, emocione të papërshkrueshme.’’ sipas Sebastian Mathe.

Një zë drithërimë e zgjatur pafund, është pak të quhet i mrekullueshëm, pasi ai është zë i sprovuar në shumë përvojë dhe talent, në shumë magji dhe në përkushtim të hekurt  që të nxit ta shohësh shfaqjen nga akti në akt deri në aktin e tretë ku ajo ndërron jetë në skenë figurativisht.

Fëmijëve mund t’u duket sikur vdes vërtet në krahët e të dashurit, por ndonjëherë të gjithë duam të jemi fëmijë në emocionet tona, dhe sa mirë këto emocione shprehen në klasiken ku ndjell muzikë mjeshtërore Ermonela.

Ajo është një kanarinë që mban peshë një publik të tërë dhe me brishësinë e saj shfaq një talent të padiskutueshëm në skenën botërore, sepse nga brishtësia e një femre ngjizen e shprehen dhe përfundojnë tragjeditë e mëdha.

Shumëkush do të habitet sesi ajo sjell në aktin e tretë një vdekje të vajtueshme të një jetë plot hipokrizi, paragjykime të një kaluare të diskutueshme në rol. Artistët duan të vdesin gjithmonë në skenë sa të japin gjithçka për një tufë duartrokitjesh. Mimika e saj, pozicionimi, dhe zëri potent në larminë e ngjyresave të saj sjell një pasazh te kritika botërore.

E vërtetë, ajo shpall dhe jep të gjitha ndjesitë e një njeriu që di se çdo të thotë dramë njerëzore, se ku kalon mirësia, pasuria dhe dashuria, dlirësia, mesazhi kryesor i dramës që përfundon tragjikisht në një vdekje.

Dashuritë e vërteta nuk ka si të shprehen më mirë sesa në muzikën klasike, pasi ajo është nëna e të gjithë muzikës, është esenca e jetës ndjesore që jepet falë një përkushtimi të pamatë të aktorëve këngëtarë. Ata kanë dy role njëkohësisht në një pafundësi karakteresh të luajtur në jetën e tyre.

Së pari duhet të jenë aktorë për publikun dhe të ngjizin atë karakterin e vërtetë të veprës, t’i binden urdhrave që dirigjon shfaqje në plastikë, sjellje e emocione dhe e dyta, profesionalizmin e të qënit këngëtar. Falë dy këtyre roleve këngëtarët klasikë shenjtërohen në skenë, paçka se mund të vdesin.

Në aktin e fundit të jetës Violeta e luajtur nga Ermonela Jaho vjen në Violetën e vetmuar. Sopranoja në “Addio del passato” shpreh hidhërimin, deluzionin, zhgënjimin e një jete plot vështirësi për një dashuri të ndaluar, pështjell trishtim dhe vjen afër aktit të fundit ku një publik i gjithë shtanget në shkrirjen e rolit të Ermonelës, po kjo shtang dhe kritikët botërore.

Ermonela ka kohë që shtang kritikët botërore që shprehen gjithmonë me superlativa për të, pasi ajo afron në kufijvë e magjisë me zërin e saj plot ngjyresa si një poetikë që do një stimul, një dashuri dhe shumë duartrokitje.

Ajo ka një zë kanarinë, pak të thuash i bukur. Ajo adhurohet në sytë e publikut që e dëshiron gjithmonë!

Subjekti i veprës Traviata

Traviata(”La Traviata”) është dhënë për herë të parë më 6 mars 1853 në shtëpinë e operës ”La Fenice” në Venecia. La Traviata është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit. Traviata, (“La Traviata”), është një nga tre operat me te shfaqura në botë sipas studiuesve të muzikës.

Ajo është e bazuar në ‘’Gruaja me gamilje’’ 1852, një dramë e përshtatur nga romani nga Alexandre Dumas.

Në qëndër të veprës është kurtizania Violeta Valery që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis gjithçka, edhe jetën e saj të kurtizaneje për një dashuri të quajtur Alfredo që i jep gjithçka në dehjen e të dyve për t’u bashkuar në të ardhmen. Por kjo nuk përlqehet nga babai që do ta zhdukë me të gjithë mënyrat këtë fat të lig që iu shfaq papritur djalit të saj.

Violeta sakrifikon gjithçka dhe vjen pak e nga pak e sëmurë shpirtërisht dhe fizikisht. Dhe kjo jepet në aktin e tretë të saj në fundin tragjik. Në një pikë dominante të takimit të mëpasëm midis Alfredos dhe asaj ndihet faj, premtime dhe një e bukur dehëse për të që quhet dashuri e pafundme, gjithashtu pendim dhe shumëçka për një Violetë që po shuhet ngadalë si qiriri duke dhënë fund në fundin e veprës.

Tematika e veprës është e mbështetur në paragjykimet e asaj kohe nga një borgjezi, që përveçse do moral, e shkel atë me të dyja këmbët dhe vjen si një shoqëri e kalbur, merr e thurr shumë karaktere ku përfshihen në lojë edhe Alfredoja dhe babai i saj që nuk do këtë lidhje. E gjitha përfundon në vdekjen e Violetës.

Sikur ta dinte Verdi se ekzistonte një Ermonelë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB