MENU
klinika

Bëni kujdes!

8 Simptomat e Aritmisë

25.01.2019 - 13:56

Aritmia është çrregullimi i rrahjeve të zemrës. Kjo gjendje mund të ndikojë në aftësinë e zemrës për të pompuar dhe për të furnizuar me gjak pjesët e trupit. 

Aritmia është një term mjekësor i përdorur për një ritëm të zemrës që nuk është normal.

Kjo do të thotë që rrahja e zemrës mund të jetë shumë e shpejt, më shumë se 100 rrahje në minutë te një i rritur, një gjendje e njohur si takikard; ose shumë e ngadalshme, më pak se 60 rrahje në minutë te një i rritur, një gjendje e njohur si bradikardia.

Zakonisht, nëse keni një gjendje jonormale të zemrës, mjeku do të kontrollojë ritmin e saj. Por, ai mund të mos jetë në gjendje të zbulojë aritmitë që ndodhin rrallë. Prandaj, kini kujdes për këto shenja dhe informoni mjekun nëse ato ndodhin:

Dridhje dhe rrahje të shpejta;

Mungesa e frymëmarrjes;

Dhimbje ose presion në kraharor;

Marramendje;

Të fikët;

Lodhja;

Ankthi;

Djersitja e tepërt.

Çfarë mund të bëni?

Ankthi, marramendja, të fikti, dobësia, lodhja, dhimbjet në gjoks dhe dersitja konsiderohen simptoma të rënda që kërkojnë përkujdesje mjekësore.

Trajtimi për aritminë mund të ndryshojë varësisht nga shkaku. Ndryshimet e jetesës luajnë rol të rëndësishm për shëndetin e zemrës.

Ushqime që ruajnë shëndetin e zemrës

– Bajamet, kajsia, arrat, farat e kungullit; konsumoni midis vakteve 2-3 kokrra në ditë;

– Lëngu i rrushit; pini çdo ditë lëng rrushi natyral dhe pa sheqer;

– Kërpudhat; konsumojini të ziera të shtuara në sallatë;

– Peshku, sardelet, salmoni, skumbria, trofta dhe toni i bardhë; mund t’i konsumoni 2-3 herë në javë të zier ose të pjekur;

– Brokoli, spinaqi; konsumojini 2-3 herë në javë të ziera;

– Ulliri dhe vaj i tij;

– Avokado, Boronicat, Grejpfrut, Ananasi; i konsumoni mes vakteve në sallatë frutash;

– Vezët organike; konsumojini në mëngjes të ziera ose të freskëta.

Shmangni

– Pirjen e duhanit;

– Pirjen e alkoolit;

– Ëmbëlsirat artificiale dhe sheqerin e rafinuar;

– Zvogëloni sasinë e kripës;

– Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara;

– Luftoni stresin dhe ankthin në mënyrë natyrale;

– Pini ujë mjaftueshëm (6-8 gota ujë në ditë);

– Bëni shëtitje në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë;

– Flini gjumë mjaftueshëm dhe relaksohuni.

Dobitë shëndetësore

– Ndihmon në kurimin e arterieve koronare pa kirurgji

– Shumë efektiv për të sëmurët me dridhje atriale;

– Konsiderohet si terapia më moderne për zemrën;

– Ndihmon në trajtimin e Diabetit Tipi I dhe II;

– Fuqizon zemrën dhe lufton të gjitha sëmundjet kardiovaskulare;

– Parandaluesi më i mirë i atakut kardiak dhe dështimit të zemrës;

– Vepron për rregullimin e rrahjeve të zemrës;

– Largon dhimbjet e zemrës;

– Ndihmon në kurimin e Trombozës dhe Trombozës së thellë venoze;

– Ndihmon në kurimin e venave varicose kudo që shfaqen në trup, në këmbë dhe testikuj;

– Parandalon Goditjen në Tru, kuron venat e goditura dhe ndihmon në dërgimin e oksigjenit në tru;

– Ul nivelet e kolesterolit të dëmshëm në gjak;

– Ul presionin e gjakut;

– Shton oksigjenin në gjak, dhe normalizon nivelet e hekurit;

– Largon stresin dhe stimulon sistemin nervor;

– Qetësues dhe lehtësues i gjumit;

– Forcon kujtesën;

– Lehtëson frymëmarrjen dhe dhimbjet e kraharorit;

– Ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të mëlçisë;

– Ndihmon në djegien e yndyrnave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN