MENU
klinika

Ja pse ne duhet të jemi bashke?!

Ekskluzive Konica/ Historiani grek ofron një version tjetër-si lindën dhe bashkëjetuan shqiptarët dhe grekët

18.01.2019 - 20:16

Një version i historisë së bashkëjetesës shqiptaro-greke që nga Thukididi e deri në ditët tona.

Pranimi i disa të vërtetave, manipulimi i disave, relativizimi inorigjinës së Skënderbeut ( nuk e dimë a është ilir apo grek se nuk ka kërkime mjaftueshëm) apo dhe përfundime të tjera janë pjesë e këtij ligjërimi.

Jeta është e bukur edhe pse është e ndryshme-duhet të njohim shumë variante për të shkuar tek e vërteta!

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë.

Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

historiani grek dimitri-konica.al

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.
Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vëllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota. Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin.

Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke.

Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir. Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

ilirert-konica.al

Fjala e plotë e historianit grek:

“Përshëndetje, quhem Dhimitri Betanis,
Do ju them shkurtimisht historinë e Shqipërisë.
Gjatë gjithë antikitektit, nga epoka e Greqisë klasike deri në diku 2000 me 3000 vjet p.e.s
E gjithë zona që quhet më vonë Iliria ose sot Shqipëria, ka në këto mijëvjeçarë vetëm një emër, e cila quhet Epir.
Epir u quante, në të gjitha kohët e antikitektit zona e cila fillonte nga rajoni i Amvrakikos dhe mbaronte diku më sipër, në veri të Durrësit
Banorët e parë të Epirit që janë të regjistruar në tekstet e lashta greke, dhe këtë nuk mund ta refuzojmë, sepse janë të shkruara në tekstet e lashta janë ata të familjes mbretërore të Kadmit dhe Harmonisë.
Kadmi dhe Harmonia, janë mbreti dhe mbretëresha e Tebës të cilët më vonë do të banojnë në Epir.
Por kur një familje mbretërore shkon për tu vendosur ose jetuar diku tjetër, siç bënë ata do të thotë, se dhe disa mijëra njerëz, i kanë ndjekur nga pas.
Mundet, sepse ka pasur ndonjë lëvizje në qytetin e tyre, ose është marrë ndonjë qëndrim.
Diçka do jetë bërë, disa kanë ikur, që do të thotë mijëra njerëz janë shpërngulur dhe shkuan aty.
Këta janë banorët e parë pra në veçanti që kanë dhe emër janë Kadmi dhe Harmonia.

kadmi dhe harmonia-konica.al

Referohet vetëm në një burim, një fjalë, një toponim, i cili quhet Vuthoi, që ka lidhje me këtë shpërngulje.
Vuthoi sipas mendimit tim, në këtë histori që po themi është diku te 2500 vjet p.e.s.
Vuthoi sipas mendimit tim, është ajo që më vonë gjatë viteve të historisë grekët e quajnë Vouthrotos.
Ose siç e thojnë dhe sot në ditët tona shqiptarët.
“Butro” Butrinti…
Shpresojmë të jetë kështu.
Banorët e dytë të njohur në rajonin e Epirit.
Është Neoptolemi ose ndryshe Pirro, djali i Akilit, heroit të Trojës.
Pirro do të thotë kokëkuqi, i cili nuk ka lidhje me Pirron e famshëm që luftoi kundër romakëve.
Ky Pirro që po flasim këtu, është një mijë vjet para mbretit të Epirit, Pirro.
Edhe ky po ashtu u zhvendos aty si nje mbret, që do të thotë gjithashtu një pjesë e madhe e popullsisë e ndoqën nga pas aty ku ai shkoi.
Referenca e tretë, ku përfundimisht futemi në temë dhe Ilirët njihen si komb dhe që i përmend në shkrimet e vjetra greke është Thukididi.
Në luftën e Peleponezit, Thukididi thotë qartë: ” Ilirët luftuan përkrah grekëve”.
Nuk na intereson grupimi, por na intereson që ato luftojnë përkrah grekëve.
E cila për ta bërë këtë gjë, do të thotë që grekët dhe pse i konsiderojnë ilirët barbarë, si dhe gjithë të tjerët të cilët nuk ishin grekë të pastër, po në të njëjtën kohë lejojnë dhe njëlloj kufizimi që ne kemi një marrëdhënje farefisnore së bashku dhe që kështu i lejojmë të luftojnë përkrah nesh.
Në asnjë mënyre grekët nuk lejonin që në një luftë civile të ndërhynin barbarët, në cilëndo anë që të ishin rreshtuar përveçse, nëse i konsiderojnë ata “njerëz të tyre”.

Pra që këtu në shfaqjen e parë të ilirëve dëshmon që janë të lidhura drejtpërdrejt me kombin grek.

Domethënë që janë kombe vëllazërore siç e thotë edhe historiani i madh jo vetëm i antikitektit por ndoshta i gjithë historisë njerëzore.
Pas kohëve klasike dhe helenistike pikë e rëndësishme që futet në historinë ilire është Gjergj Kastrioti.
I cili i reziston Sulltan Mehmetit II, atij që i ishte futur në Stamboll.
Gjergj Kastriotin e quajnë ndryshe edhe Skenderbeu, të cilin këtë mbiemër ja kanë dhënë Osmanët, në nder të Aleksandrit të madh sepse e konsideronin atë si pasardhës të tij, për shkak të heroizmit që kishte në përballjet e betejave të ndryshme.

skenderbeu-dhe-arberoret-konica.al

Këtu nuk na intereson në qoftë se Kastrioti është ilir apo grek, por ajo që na intereson është se Kastrioti bashkon ilirët dhe grekët ndaj kundërshtarit të tyre të përbashkët domethënë kindër Osmanëve të cilët kanë pushtuar territoret tona.
Një moment universitetet tona bashkëkohore do ta gjejnë gjuhën e përbashkët me njëra-tjetrën, me Universitetin e Janinës ose me të Tiranës me të cikin po punojmë së bashku, sepse ka shumë historianë të asaj kohe për Kastriotin.
Aty do gjejmë dhe për prejardhjen e tij etj, por thjeshtë akoma nuk janë bërë hetimet e nevojshme.
Megjithatë rëndësi ka që heroi më i madhbi Shqipërisë bashkëkohore, bashkon këto dy kombe.
Më vonë në historinë e re kemi Ali Pashën i cili është i pari që bën një lëvizje serioze kundër turqve dhe donte të krijonte Greqinë e Re.
Ali Pasha mbledh të gjithë filogrekët, siç është Lord Bajroni në Janinë dhe konsullatat perëndimore jo që të krijij Shqipërinë apo Ilirinë, por të krijoj Greqinë e Re.

lord bajroni-konica.al

Siç është thënë më parë nga Riga Fereos ” Të bashkohemi të gjithë në Ballkan dhe të përziejmë Turqit”.
Ali Pasha për këtë arsye kishte shumë pushtet,xdhe për këtë arsye gjithë gjeneralët dhe oficerët e tij kur Ali Pasha vdes, ngelin po ata gjeneralë të grekëve të cilët bënë revolicionin grek, domethënë që dhe Ali Pasha tregon që përsëri të bashkuar luftojnë grekët me shqiptarët, domethënë akima dhe aty, tregon që nuk ka ndryshime mes nesh.
Dhe tani në historinë tonë të fundit, në shekullin e 20-të themelohet Shqipëria, për herë të parë vjen në histori shteti me emrin Shqipëri.

ali pasha-konica.al

Kur Perandoria Osmane bie, në Egjyot, në Tunizi, në Greqi dhe kudo në atë moment kur vendet e Ballkanit u çliruan, duhe që Iliria e cika tashmë u bë Shqipëri, duhej të integrohej bashkohej me Greqinë si ka qenë gjithnjë.
Domethënë të jetë nën administrimin e Greqisë por si komb të jetë veç, me gjuhën e tyre etj.
Kjo gjë nuk ndodhi sepse Italia dhe Austro-Hungaria e cila ishe perandori asaj kohe nuk deshën të bashkohen këto dy shtete, që ecën së bashku gjatë gjithë historisë së tyre vendosën ti ndajnë, dhe kështu nga njëra anë kemi Greqinë dhe nga tjetra Ilirët veç për herë të parë në histori.
Megjithatë në historinë e re, ne mund të bëjmë disa vëzhgime gjatë gjithë periudhës, Ilirët në të vërtetë kanë një veçori, gjuhën e tyre “Ilirishten”.
Ilirishtja e vjetër pa dyshim është një gjuhë e lashtë.
Është gjuhë simotër me Sanskrishten, me Persishten e lashtë, me Greqishten e lashtë dhe më e vjetër sipas mendimit tim, nga Latinishtja.

Por për gjatë gjithë historisë, duhet të marrim parasysh këto gjëra.
Ndërsa Ilirët kishin gjuhën e tyre, ata kurrë nuk kishin alfabet.
Përse kur janë kaq të lashtë?
Sepse ata ndihen aq të afërt me grekët, saqë gjatë gjithë historisë së tyre përdorin alfabetin grek dhe vendosin alfabetin latin në shekullin e 20-të, me themelimin e shtetit të ri.
Gjatë gjithë historisë së tij kur Iliria kishte monedhën e saj ose si qytet, shte ose si krahinë, quheni si të doni, kishun gjithnjë si monedhë zyrtare “Dhramin”, me mbretër grek,me shkronja greke, etj.
Pra në gjithë historinë janë shumë të sakta këto që them, dhe kush ka dyshime mund të bëjë kërkime në të gjitha shkrimet e lashta, grekët dhe ilirët, ose shqiptarët siç quhen tani, janë kombe vëllazëror të cilët qëndrueshmërisht kanë qenë së bashku për 4000 me 5000 vjet.
Por tani në shekullin e 21-të disa njerëz te trashë qofshin shqiptarë ose grek përpiqen të lindin intrigat e tyre dhe grindje mes këtyre dy kombeve, janë që të dyja palët në rrugë të gabuar.
Ne kemi marrë nga paraardhësit tanë, dy kombe të cilët janë vëllazëror, dhe si të tillë ne duhet ti dorëzojmë ato tek fëmijët tanë në të ardhmen.
Nuk është e drejtë për vende të tilla kaq të lashta, të mohojnë historinë disa njerëz të paditur rreth historisë dhe te flasin për Shqipëri të madhe, Shqipëri të vogël, Greqi të madhe dhe të bëjnë armiqësi për shkaqe të pakuptimëta.
Ne jemi të detyruar të dimë, sepse këtë e thotë vetë historia në shkrimet e saj dhe jo sepse e them unë.
Jemi të detyruar ti japim të ardhmes, këto dy kombe të bashkuar siç kanë qenë gjithmonë në historinë e tyre.
Faleminderit!”