MENU
klinika

Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë

15.01.2019 - 12:40

SHBA dhe Gjermania janë përfshirë në një konflikt diplomatik i cili po ndikon planin gjermano-rus për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.

E përditshmja “Bild”, njoftoi se ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenel, kërcënoi direkt me një letër, për të sanksionuar kompanitë gjermane të përfshira në projekt.

Gjatë fundjavës, ai tha: “Theksojmë se kompanitë e përfshira në eksportet e energjisë ruse po marrin pjesë në diçka që mund të shkaktojë një rrezik të madh të sanksioneve”:

Në një deklaratë, zëdhënësi i ambasadës Joseph Giordono-Schultz tha të hënën, “Qeveria e SHBA e ka bërë të qartë se ne e kundërshtojmë projektin Nord Stream 2 të Rusisë”.

Ai tha se letra e ambasadorit nuk duhej të ishte një kërcënim, dhe zëdhënësi i politikës së jashtme të partisë konservatore të Bashkimit Kristian Demokratik të Kancelares Angela Merkel dhe Bashkimi Kristian Social në Bundestag e quajti atë “të papranueshme”.

Presidenti Trump tha në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në shtator se Gjermania do të bëhej plotësisht e varur nga energjia ruse nëse nuk ndryshon menjëherë politikën e saj të energjisë.

Rusia po ndërton tubacionin e vet, të quajtur Nord Stream 2, që mund të dyfishojë sasinë e gazit natyror që eksporton në Gjermani. Për Bashkimin Evropian, gazi natyror është shumë i rëndësishëm, pasi gjeneron më shumë se një të katërtën e nevojave të energjisë elektrike të Bashkimit Evropian, të cilat po rriten.

Një e treta e gazit të Bashkimit Evropian vjen nga Rusia dhe Moska shpreson të rritë pjesën e saj të tregut më tej. Për të siguruar këtë, kompania ruse e gazit natyror Gazprom po ndërton dy tubacione të reja në Evropë. Njëri prej tyre, i quajtur Rrjedha Turke, do t’i shërbejë tregjeve të Evropës Jugore nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë. Por projekti më i diskutueshëm është Nord Stream 2, i cili përfundon në Gjermaninë veriore dhe është planifikuar të furnizojë vendet kryesore të Evropës Perëndimore.

Vendet e Europës Perëndimore shpresojnë se tregtia me gaz me Rusinë do të zvogëlojë tensionet me Moskën. Por kritikët e Nord Stream 2 kanë frikë se projekti do ta bëjë Europën edhe më të varur nga Rusia.

Presidenti polak Andrzej Duda e quajti Nord Stream 2 “një kërcënim të madh” kur vizitoi Shtëpinë e Bardhë në mes të shtatorit. Në Baltik, ministri i jashtëm estonez Sven Mikser shprehu gjithashtu skepticizëm të në korrik, duke thënë se tubacioni ishte “në kundërshtim me parimet e politikës energjetike të Bashkimit Europian.”/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN