MENU
klinika

Vini re!

Këto sëmundje të rënda mund t’i kuptoni përmes gjuhës

12.01.2019 - 17:52

Vërtet nuk është e sjellshme të nxjerrësh gjuhën, por për shekuj me radhë kontrolli i gjuhës ka qenë një metodë diagnostikuese, e cila i ka mundësuar mjekut të kuptonte paraprakisht vuajtjet ose sëmundjet.

Në mjekësinë tradicionale kineze, vëzhgimit të gjuhës i kushtohet kujdes i veçantë dhe, jo rastësisht, në vitet ‘80 u zhvilluan studime të shumta në lidhje me këtë organ dhe shfaqjen e tumoreve.

Edhe në mjekësinë e lashtë ajurvedike, mjekët përdorën vëzhgimin e gjuhës, jo vetëm për të vendosur anëtarësimin e individit në një bashkësi, por edhe për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Duhet theksuar se, në mjekësinë kineze, diagnoza përcaktohet përmes një monitorimi sistematik, sepse mjeku e përcakton tipin e sëmundjes dhe kuadrin e saj të përgjithshëm, duke u bazuar në ciklin jetësor të pacientit.

semundje-qe-diagnostifikohen-me-ane-te-gjuhes-konica.al_

Për këtë arsye, përdoren edhe pika të tjera diagnostikuese, ku ndër më kryesoret mund të përmendim: pulsin, gjuhën, sytë dhe lëkurën.

Në bazë të këtyre pikave, mjeku vlerëson dhe përcakton gjendjen e kanaleve të energjisë, të cilat përshkojnë të gjithë trupin dhe organet tona.

Në rast sëmundjeje, në ciklin energjik, këto kanale mund të paraqiten si “bosh” (mungesë) ose “shumë të mbushura” (tepri). Përveç kësaj, cikli energjik jetësor shprehet nëpërmjet dy forcave të kundërta që janë YIN (forca negative)dhe YANG (forca pozitive), të cilat plotësojnë njëra–tjetrën në një zhvillim të vazhdueshëm dinamik. Te një njeri i sëmurë, mund të vërehet një tepri e forcës YIN dhe mungesë e forcës YANG ose anasjelltas.

RAPORTI MIDIS GJUHËS DHE ENERGJISË

Kontrolli i gjuhës na jep të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e organeve dhe funksionet e tyre. Meqenëse gjuha është një organ i brendshëm që mund ta shohim edhe nga jashtë, është më e lehtë të zbulojmë se çfarë ndodh brenda trupit.

Gjuha konsiderohet si “zëdhënësja” e zemrës, përderisa na lejon të shprehim ndjenjat, mendimet dhe vullnetin, të mësojmë dhe të vendosim raporte ndërpersonale. Ajo lidhet më së shumti me kanalet e zemrës dhe shpretkës, por edhe me shumë kanale të tjera.

TINGUJT DHE AROMAT

Për të plotësuar diagnozën, mjeku vëren edhe karakteristikat e zërit të pacientit, si dhe aromat që vijnë nga frymëmarrja, gromësima dhe psherëtima. Për shembull, një zë i gëzueshëm tregon se kemi të bëjmë me probleme në spektrin e zemrës, një zë monoton dhe disi i mekur tregon se kemi probleme me shpretkën, kurse një zë melankolik dhe i trishtuar tregon se kemi probleme me mushkëritë.

POR ÇFARË NA TREGON PAMJA E GJUHËS?

Në kushte të mira shëndetësore, shtresa ose cipa e gjuhës është e hollë, me ngjyrë të çelët dhe pak e lagësht, me luhatje të vogla gjatë aktivitetit ditor. Në raste patologjike ose çrregullimi, cipa e saj mund të jetë më e trashë ose më e hollë se zakonisht, mund të jetë shumë e lagësht ose shumë e thatë dhe me ngjyrë anormale. Mund të ndryshojë ngjyrë në të bardhë të theksuar, të verdhë, të verdhë të theksuar apo deri në të zezë. Kjo shtresë është një element shumë i rëndësishëm për të vlerësuar tretjen dhe metabolizmin.

Gjithashtu, duhet të vërejmë nëse kjo shtresë është e rrënjosur mirë dhe nuk mund të pastrohet apo e kundërta. Nga kjo e dhënë, së bashku me ngjyrën dhe lagështirën, mjeku vlerëson gjendjen e pacientit. Sasia e lagështirës së cipës së gjuhës, varet nga metabolizmi dhe lëngjet organike, ndaj një lagështi e tepërt tregon që këto lëngje nuk arrijnë të përhapen si duhet në organizëm, ndërsa një gjuhë e thatë, tregonmungesë të lëngjeve organike.

PLASARITJA DHE DHEMBJA E GJUHËS

Gjuha mund të plasaritet edhe në kushte normale, ndaj mjeku duhet të vlerësojë masën e saj, sidomos kur vëren shenja të tjera të mosbalancimit energjik. Nga ana tjetër, një gjuhë
që dhemb në vende të caktuara ose në të gjithë sipërfaqen, tregon një gjendje patologjike të hershme dhe një mosbalancim të thellë të ciklit energjik.

PJESA E POSHTME E GJUHËS

Kontrolli i pjesës së poshtme të gjuhës, ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së venave, që mund të jenë tregues të mpikjes së gjakut. Kështu, pacienti duhet të prekë qiellzën me majën e gjuhës, që të nxjerrë në pah pjesën e poshtme të saj. Prania e njollave të gjakut nën gjuhë, është shenjë e një gjendjeje serioze patologjike.