09.01.2019 - 10:09
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta si dhe reshjet e dëborës.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Librazhd.
Ai ka parë nga afër masat e marra për përballimin e emergjencave të mundshme në Librazhd, një nga bashkitë me fshatra të shumtë malorë dhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit.
Në qytetin e Librazhdit prezenca e dëborës arrin deri në 5-7 cm.