MENU
klinika

Djali i Michael Schumacher

Mick Schumacher është gati për Ferrarin

14.01.2019 - 21:02

Nëse Michael Schumacher vijon të jetë në gjendje kome, djeli i tij Mick Schumacher është gati t’i bashkohet skuadrës italiane të Ferrarit, duke filluar që nga ky sezon.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për të pilotuar në garat e Formulës 1, ku tashmë skuadra italiane i ka zgjedhur pilotët e saj dhe ata do të jenë Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc.

Megjithatë, Mick Schumacher pritet të bëhej pjesë e Ferrari Driver Academy dhe të jetë një nga dy pilotët që do të garojnë në testet zyrtare të skuadrës italiane.

mick schumacher
mick schumacher

Lajmi është dhënë sot nga mediat italiane, ku ndër të tjera theksohet edhe ajo çka Arrivabene kishte thënë më herët, se dyert e Ferrarit do të jenë të hapura për një të familjes Schumacher.