MENU
klinika

Mësojini!

Mos humbni paratë në pedikyr, dy përbërësit që zbusin shputat dhe heqin kallot!

23.01.2019 - 13:00

Shputat e këmbëve mund të tregojnë shumë për ty. Megjithëse shumica e njerëzve priren të harrojnë mirëmbajtjen dhe bukurinë e këmbëve të tyre, këmbët e papastra tregojnë për higjienën e dobët personale. Shumica e njerëzve gjejnë një justifikim për moskujdesjen për këmbët e tyre në të njëjtën mënyrë si kujdesen për pjesët e tjera të trupit-  thonë se të bese një pedikyr në një sallon bukurie është e shtrenjtë si dhe të merr shumë kohë.
Ne do të tregojmë një ilaç shtëpiak  për t’u kujdesur për këmbët e thata, të plasaritura dhe të lodhura.

Përbërësit e nevojshëm për këtë trajtim shtëpiak ndoshta mund të gjenden në kuzhinën tuaj në këtë moment.

Ju duhet:

– 2-4 gota qumësht

– 3 lugë sode buke

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë trajtim të mrekullueshëm për këmbët ju duhet të ngrohni qumështin. Hidh qumështin e ngrohtë në një tas, shtoni sodën dhe trazojeni mirë. Ju duhet të fusni këmbët  në përzierje dhe ti lini për 10 minuta. Pastaj, shpëlaji këmbët  duke përdorur ujë të ngrohtë dhe  thaji me një peshqir të pastër. Së fundmi, aplikoni krem ​​për këmbët.