MENU
klinika

Muzika Instrumentale

Nis viti artistik mbarë me Orkestrën Simfonike në RTSH

08.01.2019 - 14:26

Më 11 janar në Universitetin e Arteve Orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të nisë Koncerti i parë për vitin e ri 2019. Ky koncert do të vijë në mjeshtërinë e dirigjimit të Oleg Arapit. 

Mjeshtri Oleg Arapi ka dirigjuar shumë koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj. Ka drejtuar formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli, Salerno, Brindisi, Prishtinë, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, , Sarajevë, Qendrën Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë, në Katedralen Angleze, në Kapelën Perandorake në Shën-Petersburg.

Ka drejtuar koncerte me Orkestra Filharmonike: në Poloni, Moskë,  Ukrainë, Ekuador, Pragë, Shenzhen Kinë, Mendoza Argjentinë, Kazan, Voronezh. Repertori i Dirigjentit përfshin veprat më të mira të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Programi muzikor i këtij koncerti do të sjellë vepra të njohura të muzikës klasike si Beethoven, Martinu, Brahms.

Koncerti do të performohet nga solistë të njohur si Zamir Kabo në piano, Lena Neudauer në violinë, Leonhard Roczek në violonçel.

Oleg Arapi ka një karrierë të njohur artistike sa dhe profesionale si dirigjent. Në 29 Prill 2014 vuri në skenë Premierën Botërore të Operës “La cartomante” të kompozitorit Italian Salvatore Valente.

Në Prill 2013, dekorohet nga Akademia Internacionale “Imperiali” e Italisë, me medaljen “Ylli i Artë”. Në Qershor 2013, dekorohet me medaljen “Pushkin” të Federatës Ruse. Në dhjetor 2017 dekorohet me medaljen “ Glorias Artis ” nga ministri Kulturës njëkohësisht zv. kryeministri Polak.

Pianistja Cordelia Hofer ka një aktivitet artistik është shumë të gjerë, duke përfshirë koncerte solo me orkestra të njohura në shumë vende të Evropës, në SHBA dhe në Japoni.

Violinistja Lena Neudauer gjithashtu ka një karrierë shumë të pasur në jetën e saj artistike në arenën ndërkombatare.

 Ku ka qenë më e zhvilluar karriera e saj?

Ka luajtur me Orkestrën Simfonike MDR, Orkestra Gjermane e Radio Filarmonisë Saarbrucken, Simfonika e Bernës, Orkestra e Kamerës së Mynihut, Simfonika e Nurembergut etj.

Me të njëjtën përvojë të gjatë profesionale në orkestër është edhe Violonçelisti Leonhard Roczek përfshin shfaqje me Filarmoninë e Vjenës dhe Camerata Salzburg. Ai ka luajtur me trio në orkestër, duo me piano dhe solo violonçel.

Kurse Pianisti Zamir Kabo ka marrë pjesë shpesh në evente ndërkombëtare si solist në festivale të ndryshme si: “Nei suoni dei Luoghi””-Itali, “Ohrid Summer Festival”- Maqedoni,  “We gather friends”- Salla Rachmaninov e Konservatorit Çajkovski – Moskë (Rusi), koncerte të fondacionit “Eutherpe”-Spanjë, koncerte të qytetit Graus-Spanjë.

Gjithmonë në Shqipëri ai ka ardhur special me vepra premierë dhe veçohet si një instrumentist me cilësi të larta interpretimi në fushën e interpretimit të muzikës klasike.

Ky koncert vjen si një event i arrirë në RTSH për vitin 2019 dhe më i arrirë se kurrë në frymën e emrave të njohur klasike, interpretuesve që presin të performojnë ambientet e këndshme me muzikën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘’Mozart dhe bashkohësit e tij’’

TKOB sjell muzikën e vërtetë klasike në Tiranë

Premiera në Akademinë e Shkencave

Veprat e 6 kompozitorëve në 1 mbrëmje artistike


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB