MENU
klinika

551-vjetori i vdekjes

Skënderbeu nuk vdiq nga malaria, atë e helmuan!

17.01.2019 - 17:22

Hyj i gjithpushtetshëm, mëshiroje shpirtin e pavdirë të Skënderbeut me bekimin, hirin, amshmin e dyja botnave.

17 janari, data e vdekjes së Skënderbeut

Helmimi i Skënderbeut

Ju lutem ta konsideroni me mendje të hapun (sot mungon forenzika e ADN të eshtnave të Skënderbeut se gjitha eshtnat, rreshtat, kocat ia bën hajmali amulet mileti vulgar).

Si vdiq Skënderbeu?!

Po atë sigurisht gjith njerzit e din, njëherit edhe na vdekjen do e sprovojn herët a vonë, po Skënderbeu mu në vrullin e mbledhjes së Kuvendit të dytë të Lezhës, me vdek tak tuk, si thoni nga stresi apo Malaria, nga mushkajat e Lezhës në kulm të 17 janarit, dimnit të janarit.

Që vdiq fizikishit vdiq, pajtohemi të gjith, po nga Malaria në Janar?! Është e pamundur, malaria mund ta shkaktoj atë verës po dimrit jo!! Ethet (violente),doemos ethet i ka helmimi dhe…kjo smë duket e mangët sidomos pas gati 550 vjetve nga ikja fizike e kryezotit të Shqiptarve, po sigurisht “violent” m’nyrë të dhunshme, pra që nga latinishta do thotë: dhunë, po qysh vdiq, nga Helmimi, kur gjegjen ma të mirë e jep vet Barleti, ku thotë “Malaria”…se doemos dikush duhet ta kuptoj se kjo fjalë, Malaria pra, ësht’ gremçi rrenga.

Gaspare Veronese, shënonte se Skënderbeu ka vdekur nga një atak violent kardiak vall nga helmimi, duke mos shkruar për vdekjen versionin zyrtar nga ethet e malarias në pikë të Janarit?! Disesi të habit, jo fakt bindës “vdiq nga malaria në pikë të dimrit”.

Ndërsa varianti Volaterrano-s, i cili shënonte: Si erdhi në Romë, (Skënderbeu) u kthye në atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar? Variant që, edhe sipas Aurel Plasarit, duhet privilegjuar nisur nga përkimi i fakteve të dala nga burime të ndryshme.

Tashti rrethanat jan lirua që mund të shkruhet për Helmimin e tij, mos harrojmë edhe pas tij gjith u helmuan, Petro Nini Luarasi, Naum Veqilharxhi, Ismail Qemali, Mit’hat Frashëri, pra tejet e mundshme edhe epoka papale e borgia-ve, njef helmimin si mjet asgjësues edhe mesjeta e anglis po ashtu…

me bes e shpres

Naim.F

Gjergj Kastrioti, i njohur si Skënderbeu (nga osmanishtja, emri Iskënder dhe titulli bej), lindi më 6 maj 1405 dhe ndërroi jetë më 17 janar 1468. Ishte fisnik dhe udhëheqës ushtarak shqiptar.

Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si Zot i Arbërisë dhe nuk pretendoi tituj të tjerë në dokumentet zyrtare.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik.

Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës. Në vitin 1444 ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është Shqipëri. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve.

Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e Skënderbeut luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Gjë për të cilën u admirua.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik.

Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët dhe prej andej iu drejtua Krujës.

Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në vitin 1451, ai njohu de jure suzerenitetin e Mbretërisë së Napolit nëpërmjet Traktatit të Gaetës, për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur.

Në vitet 1460–1461, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të Ferdinandit I të Napolit. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–1479, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës ndaj osmanëve.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Disa zëra thonë që u sëmur, por disa të tjerë thonë që e helmuan. Vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht.

E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.

Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve me banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë se rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve.

Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit XVI.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB