MENU
klinika

Arti shqiptar

Teatri ‘’Aleksandër Moisiu’’ festoi 66-vjetorin e tij

12.01.2019 - 11:01

Një nga institucionet që mban emrin e një nga kolosëve më të mëdhenj të aktorëve të dramaturgjisë europiane me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisu, festoi ditëlindjen e tij.

Teatri “Aleksandër Moisiu” i qytetit të Durrësit kishte dje 66-vjetorin e themelimit të tij. Ai është një nga institucionet e njohur të teatrit në vend, ku në skenën e tij kanë luajtur plejada të tëra artistësh të talentuar.

Ai e nis udhëtimin e tij në vitin 1953 në 11 janar. Panti Stillu si regjizor me pjesën e Fatmir Gjatës kanë pas performuar në shfaqjen ‘’Vajza nga fshati’’ dhe kjo ka qenë shfaqja e parë që është dhënë në vitin 1953.

Driada Dervishi, një nga regjizoret e këtij teatri i bëri një urim të veçantë për ditëlindjen e këtij institucioni duke i uruar jetë të gjatë teatrit.

Ajo gjithashtu ka përshëndetur dhe uruar edhe kastën e aktorëve që angazhohen në këtë teatër me anë të profilit të saj në rrjetin social facebook. Nga ana tjetër edhe ajo ka dhe feston dhe 15-vjetorin e punës.

Është bërë traditë tashmë që për çdo vit të festohet me urime dhe falenderime teatri ”Aleksandër Moisiu”. Me rastin e 66 vjetorit Driada Dervishi ka shprehur gëzimin e saj:

‘’Ka një botë të vogël që është skena dhe një skenë të madhe që është bota! E lumtur që këtë vit bëj 15 vjet që jam pjesë e një skene të madhe që sot bën 66 vjet! Gëzuar ditëlindjen Teatrit Aleksandër Moisiu Durrës! 


Gëzuar publikut të dashur! Çdo duartrokitje juaja është motivi më i bukur për të gjithë ne që bëjmë teatër. 
 Gëzuar të gjithë aktorëve e bashkëpunëtorëve të mi që në këto 15 vite e kanë pasuruar këtë skenë me dëshirën për ta bërë realitetin më të mirë! ‘’

Një urim tjetër ajo e ka dhënë për publikun dhe për të gjithë ata që e mbështesin ku ndër të tjera thuhet:

‘’Faleminderit atyre që e mbështesin Teatrin e faleminderit atyre që nuk duan t’ia dëgjojnë emrin (helbete ç’na duhet arti e kultura?!) sepse na frymëzojnë të punojmë më fort! Jetë të gjatë Teatrit Shqiptar!!’’

Ky teatër ka nxjerrë figura të njohura të artit shqiptar, rrugëtimi i tij sa vjen e përsoset në profesionalizëm dhe në dëshirë për të marrë sa më shumë duartrokitje nga publiku, kjo është ‘’fryma e shenjtë’’ që mban ndezuar dëshirën e aktorëve për të punuar edhe më me përkushtim. Përkushtim që e ka emrin art.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


90-vjeçari multidisiplinar

I endur në shumë kombe e vepra


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB