MENU
klinika

Aplikojini!

4 Këshilla si të ruani aromën e parfumit!

24.02.2019 - 18:24

Jetëgjatësia e një parfumi nuk është në përjetësi.

Me kalimin e kohës aroma zbehët. Megjithatë ekzistojnë disa zgjidhje për ta bërë atë të rezistojë me gjatë.

Zgjidhni një parfum që reziston gjatë

Disa aroma qëndrojnë më shumë se disa të tjera. Aromat e agrumeve, të bimëve apo lulëve janë më të lehta dhe mund të zbehen me lehtë. Nëse doni që të mos hidhni çdo 3-4 orë parfum, zgjidhni një me shije orientale.

Hidheni në vendin e duhur

Të hidhni parfum kudo nëpër trup nuk vlen për asgjë përveçse e harxhon atë me shpejt. Nëse e shpërndani atë tek nyejt e këmbëve, pas gjunjëve, tej pjesa ku përthyhen krahët, tek dekolteja apo tek pjesa e futur e qafës ai do mbaje për një kohe të gjatë.

Vendoseni në vendin e duhur

Parfumi është mirë të qëndrojë në një vend të freskët, të erret dhe jo të lagësht. Shmangni tualetet apo ambientet e nxehta.

Sigurohuni që të rezistojë

Nëse një parfum ka një ngjyre me te erret dhe është me i trashë, kjo tregon se përmban përbërës natyrale. Shikoni teserat dhe krahasojini me shishen e parfumit para se ta blini. Shpeshherë mund të ketë edhe mashtrime.