Aloe Vera jep energji rinore dhe dukje femërore. Kjo bimë është tonik i shkëlqyeshëm për mëlçi dhe përdorimi i rregullt i saj pastron metabolizmin, ndihmon rregullimin e sheqerit dhe yndyrave.
Është e shkëlqyeshme për shërim të brendshëm dhe mund t’u ndihmojë flokëve dhe lëkurës suaj. Në vazhdim mësoni disa këshilla se si mundeni ta përfshini aloe verën në jetën tuaj.
Përtëritja e flokëve
Xheli i aloe verës është mjet i shkëlqyeshëm për rinimin dhe pengimin e rënies së flokëve. Mund ta bëni tonikun tuaj për flokë në shtëpi.
Merrni një fletë aloe vere, ndajeni përgjysmë për së gjati dhe nxirrni xhelin nga brendia. Pastaj në një enë përzieni 1 vezë, xhelin aloe verës të nxjerrë nga fleta dhe 2 – 3 lugë vaj ulliri. Me këtë përzierje bëni masazh qimeve të flokëve.
Mbuloni flokët me peshqir të ngrohtë 10 minuta, pastaj hiqeni peshqirin dhe mbani maskën edhe 40 minuta. Flokët shpëlani mirë dhe stilizoni sipas dëshirës. Për rezultate të dukshme përsëriteni maskën 2 – 3 herë në javë në një periudhë prej disa muajve.
Maska ushqyese për flokë
Nëse dëshironi t’i zbusni, t’i ushqeni flokët tuaja të dëmtuara dhe të nxisni rritje të shëndetshme të flokëve, atëherë provoni maskën ushqyese të aloe verës. Si edhe te toniku për qime flokësh, nxirrni xhelin nga fleta e aloe verës dhe nga brendia e fletës së përgjysmuar.
Përzieni me pure avokadoje, mjaltë dhe vezën. Lyeni gjatësinë e gjithë flokëve. Pastaj mbuloni flokët me kapelën e dushit apo me folie të tejdukshme dhe lërini ashtu së paku 1 orë.
Ripërtëritja e lëkurës pas puçrrave
Aloe vera për shkak të përmbajtjes së vet të pasur ndihmon në problemet e tenit dhe të njollave pigmentore pas puçrrave.
Bëni tretman të shpejtë për lëkurë duke përzier 1 lugë xhel alo vera, 2 lugë pure nga papaja dhe 1 lugë krem të rrahur me shumë yndyrë. Me këtë përbërje bëni masash në mëngjes fytyrës së posalarë, lëreni 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës.
Rekomandohet përdorimi tri herë në javë derisa të eliminohen njollat dhe derisa të barazohet teni. Për ten të zbehtë dhe njolla pigmentore është i shkëlqyeshëm kombinimi i aloe verës dhe limonit. Bëni tonik nga xheli i shtrydhur i aloe verës dhe shtoni lëng limoni.
Me këtë përzierje lyeni fytyrën, lëreni shkurt në fytyrë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Për shkak të limonit është e mundshme ndjenja afatshkurtër e djegies së lehtë. Në rast të irritimit të shtuar maskën menjëherë hiqeni.
Kremi për zonën rreth syve
Me këtë përzierje mundeni me pak para të bëni krem të efektshëm. Përzieni xhelin e aloe verës të cilin më parë e keni nxjerrë nga fletët e bimës dhe përzieni me vitaminën E.
Ky preparat natyral nga aloe vera ndihmon në zvogëlimin dhe preventivën e rrudhave dhe është i shkëlqyeshëm për qetësimin e lëkurës nën sy. Kremin mund ta përdorni ditën.
Kremi ushqyes
Aloe vera është e pasur me vitaminat C, E dhe me beta-karoten, të cilët i japin cilësi ushqyese dhe janë anti-rrudhë. Përparësia e aloe verës është në ushqimin e lëkurës dhe në pengimin e plakjes pa ndonjë shtesë të yndyrës gjë që e bën zgjedhe të shkëlqyeshme për lëkurë të yndyrshme.
Kremi i mirë i natës është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e dukjes së shëndetshme të lëkurës.