MENU
klinika

Muzika klasike

Alisa Katroshi, lumturia e saj shpallet në skenë

05.02.2019 - 15:07

Një performancë të shkëlqyer dhe një valë të lumtë duartrokitjesh pati në skenën Újpesti të Budapestit në Hungari për një soprano të suksesshme të muzikës klasike gjatë stand-up të András Hábetler në datën 1 shkurt.

Repertori i saj ishin kryeveprat e muzikës klasike të Mozartit, Puccini-t, Catalani-t, por njëkohësisht edhe këngë të repertorit shqiptar në FolkSong si “Moj e bukura More” apo ‘’Lule lule maca maca’’.

Ajo ia rrëmbeu duartokitjet si dhe zemrat publikut hungarez me performancën e saj. Ajo quhet Alisa Katroshi, një këngëtare e denjë për të qenë shqiptare.

Në datën 8 shkurt ajo nuk do të rijë e qetë, do të rrëmbejë përsëri zemrat e një publiku të zgjedhur në ambasadën argjentinase në Hungari.

Në shoqërimin e pianos të Attila Jeszenszky-Bohm do t’i rikthehet dashurisë së saj, Pucinit, por gjithashtu do të interpretojë edhe pjesë nga F.Liszt( Hugo), F. Lehar(Giuditta song), De Curtis por edhe këngë të repertorit FolkSong shqiptar. Dita ditës Alisa Katroshi po ngrihet si një emër i denjë i muzikës klasike përkrah emrave të tjerë të kantautorëve shqiptarë.

Rrugëtimi profesional i Alisa Katroshi

Dëshira për këtë zhanër lindi që në moshën dymbëdhjetë vjeçare, kur edhe u zgjedh të marr pjesë në korin e fëmijëve të Operës Toska që zhvillohej në Tiranë në Tetarin e Operas dhe Baletit nga Pallati i Pionierëve të dikurshëm. Aty asaj i hapet horizont pa kufi për muzikën klasike.

Fëmijët duhet të kenë gjithmonë shtysa, shtysa të tilla dhe motivim krijojnë një fëmijë që ndihet i sigurt dhe këmbëngulës, po aq sa e drejton qartë për të ardhmen e tij.

Këtë shtysë e mori nga të dy prindërit, nga babai dhe mamaja, si dhe nga kushëriri i saj, këngëtari i operas Pëllumb Kaltroshi. Kur je i rrethuar nga arti, ndjehesh sikur nuk mund të kesh rrugë tjetër përveçse të ndjekësh pafundësinë e mrekullueshme të tij.

Por edhe ambienti ku ajo u rrit, si kisha afër shtëpisë, babai që këndonte dhe fryma pozitive që jep kënga në vetvete, e rrethuan jetën e saj me muzikë, muzikë që tashmë e debuton në stadet më të larta dhe në gjithë Europën.

Që shtatë vjeç ajo këndonte ku këndonte në kishë dhe shkonte me justifikimin për të kënduar. Preferonte sa muzikën e popullore dhe atë klasike, por drejtimi i saj u zgjodh nga klasikja, sepse klasikja ka madhënshtinë e saj brenda vetes që personifikon një njeri që do të këmëngulë fort në jetën e tij, një njeri të kompletuar.

Ajo në shpirtin e saj është gjithmonë studente, për të studimet nuk kanë të mbaruar asnjëherë, dhe i preferuari i saj i zemrës është i mrekullueshmi, madhështori, Puçini. Më pas lista zgjatet tek Verdi, Bellini, Wagner, Massenet etj.

Nga ana tjetër ajo do të përfshihet brenda personazheve, të arrijë ato emocione në skenë, por gjithashtu të njoh dramaturgjinë e njeriut që endet në personazhin e tij. Personazhi e ndihmon atë të plotësojë këngën, ta performojë më bukur përballë publikut.

U dashurua në operën ‘Toska’ dhe tani dëshiron ta këndojë këtë në rolin kryesor në skenat më të mëdha të botës.

Zëri i saj ka një nunacë të thellë të depërtimit, një vibrato sidomos në të lartin, ajo di ta përdorë qartë dhe vazhdueshëm këtë forcë të saj, aty ndodhet dhe pika e fortë e saj. Në pamje ë parë kur e ndesh në skenë të shpallet një karakter i fortë dhe ngulmues në çdo notë, i zjarrtë dhe racional.

Një zë i rafinuar bukur dhe me një potencë të madhe. Mënyra sesi ajo përqëndrohet në rol jep gjithmonë pamjen e fitores, të gruas së fortë që ngulmon pas cdo note mjeshtërinë e saj. Zëri i saj i qartë e ndihmon.

Zëri i saj më shumë se i qartë duket si i kthjelllët, dhe më shumë se i kthjellët duket potent, si ajo rryma e ujit që nuk ndalon kurrë, edhe në qoftë se do i vësh pengesa para.

E bukur po aq sa këmëngulëse ajo shfaq feminimietin e saj në perfomancë po aq sa dhe profesionalen, ajo të bën ta ndjekësh ritmin, bën sikur thotë, prit dhe pak se ka akoma më mirë, më bukur, më qartë dhe akoma më shumë, më magjishëm muzikë.

Kjo duket në lumin e duartrokitjeve që i jepen. Ajo e meriton zërin e saj dhe zëri i saj e meriton këmënguljen e saj.

Alisa Katroshi studioi për kanto, pranë Akademisë së Arteve, Tiranë. Në Shqipëri dhe më vonë në Itali ku përveç mësuesve ne Konservatorin e Verones i kanë dhënë një ndihmesë të madhe në këmënguljen dhe punën e saj të palodhur soprano me emër.

Këto dy elementë të bashkuar me dashurinë për muzikën e kanë bërë atë të ngrihet dalëngadalë e sigurt në skenat e ndryshme të Europës. Ka pasur fat të marrë mësime nga soprano e famshme Daniela Dessi apo Sylvia Sass.

Në vitin 2005 fiton çmimin e dytë në konkursin nacional “Jorgjije Truja”, fitoi nga Instituti Italian i Kulturës të drejtën për një masterclass në Konservatorin e Veronas me anë të një burse.

Këtu fillon një udhëtim tjetër për të, njohja me të huajën sa me të ndryshmën që e plotësoi profesionalisht. Një vit më vonë diplomohet në Konservatorin e Veronas, nën udhëheqjen e sopranos Maria Noto.

Konkurset e fituara nga ajo janë të ndryshme si: Çmimin Antoni Salieri në konkursin e 1 ‘Giovani Musicisti’, fituese e konkursit ‘Villa in Canto’, Verona, Çmimin e parë si zëri më i mirë në ‘Concorso Internazionale Anita Cerquetti’.

Në Teatrin Filarmonik te Veronës në vitin 2007 në një recital të saj ajo është fituese e konkursit si studentja më e mirë e Konservatorit të Veronës.

Në vitin 2014 ajo është finaliste në Concorso Lirico Internazionale Cav.Davide, dhe fiton të drejtën për të qenë pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme në Gjermani. Alisa Katroshi njihet ndryshe si një soprano dramatike dhe e njohur për rolet kryesore të saj në disa nga kryevepra si Toska ose Aida. Ka performuar në shumë vende të Europës si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Zvicër, Gjermani, Hungari.

Në skenën e Tiranës në 2013 me një koncert dhe në 2014 ka performuar në Rolin e Mimi-se ne La Boheme ku u prita me shumë triumf nga publiku shqiptar.

Me orkestrën e Teatrit të Arenës se Veronës ka kënduar Aidën dhe “La forza del Destino”. Koncerte të tjera në qytetet e Italisë si: Verona, Padova, Modena, Vicenza, Palermo, Taormina. Koncerte në qytetet e Gjermanisë si Frankfurt, Darmstad, Mainz. Në Hungari, vazhdon serinë e saj të koncerteve të saj.

Viti 2016 kishte aktivitete në Itali e Gjermani e të cilat ishin mjaft të suksesshëm. Ajo ndihet e lumtur me karrierën e saj, dhe një pjesë të mirë të zemrës së saj e ka në Shqipëri, pjesa tjetër vlon për muzikën, jetën e saj.

Ajo ndihet e lumtur me jetën e saj profesionale, ndihet e plotësuar, rrugëtimi i saj vazhdon gjithmonë duke qenë studente, duke ngulmuar për të qenë e denjë në muzikën klasike. Ajo është e denjë për të përfaqësuar imazhin e shqiptarëve të suksesshëm.

Nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB