MENU
klinika

Regjimi dietik

Dieta me kungull për 7 ditë, 3 kg më pak

22.02.2019 - 10:34

A ka dietë më të mirë nga ajo me kungull, duke pasur parasysh që tregu është përplot me kunguj të mrekullueshëm?

Ky regjim dietik zgjat dy javë dhe në atë periudhë mund të dobësoheni 6, madje edhe deri në 8 kilogramë. Kjo dietë ju mundëson të humbni në peshë, por edhe do ta pastroni organizmin e përtërini trupin. Kungujt janë gjithashtu burim i mirë i fibrave natyrore.

Vetëm një gjysmë filxhan kungull ju jep 5 gramë fibra. Fibrat ndihmojnë në promovimin e tretjes së mirë dhe shëndetin gastrointestinal. Gjatë dietës secili vakt merret me kohë të saktë.

Dita e parë:

Mëngjesi: Kungull me karota dhe lëng nga limoni, qull nga kungulli me drithëra shtesë, (oriz, elb).
Dreka: Supë me perime dhe kungull (speca, karota, qepë, një sasi të vogël patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor).
Darka: Kungull të pjekur në furrë.

Dita e dytë:

Mëngjesi: Sallatë nga kungulli, qull.
Dreka: Pure kungulli, supë me perime.
Darka: Fruta sipas dëshirës.

Dita e tretë:

Mëngjesi: Qull nga kungulli, sallatë me perime.
Dreka: Supë me perime (pa patate).
Darka: Dy feta bukë thekre dhe sallatë nga kungulli me ananas.

Dita e katërt:

Mëngjesi: Qull nga kungulli, sallatë me perime.
Dreka: Supë me perime dhe spec të ëmbël.
Darka: Ragu (kungull, perime dhe kërpudha).

Ditën e pestë përsëriteni menunë e ditës së parë.

Kjo dietë nuk ka efekte të dëmshme anësore, por duhet pasur kujdes personat, që kanë ndonjë sëmundje të traktit tretës.