MENU
klinika

Nga The Economist

Një garë e re armësh po nis!

02.02.2019 - 13:47

Masa e fundit e administratës Trump sjell përsëri frikën e Luftës së Ftohtë…

Traktati mbi armët nukleare me rreze të mesme veprimi INF (Intermediate Range Nuclear Forces Treaty) që është në fuqi që nga viti 1987,  ekskluzivisht midis SHBA dhe ish-BRSS, tani Rusia, ka qenë një shtyllë e kontrollit të armëve për më shumë se 30 vjet.

Por në vitet e fundit ajo është shkatërruar. Më 20 tetor, presidenti Donald Trump njoftoi se kishte për qëllim të tërhiqte Amerikën nga traktati, sepse Rusia e kishte shkelur atë.

Më 1 shkurt Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i armëve bërthamore të mesme, duke fajësuar Rusinë se nuk e ka respektuar atë për vite me radhë. Vendimi mund të përshkallëzojë një garë të re armësh bërthamore.

Traktati i INF-it e ka origjinën në fund të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980. Traktati INF i dhjetorit 1987  nuk kishte si qëllim të bënte të pamundur një luftë nukleare por synonte ta bënte  atë më të vështirë duke eleminuar një nga komponentet me të rrezikshëm  të saj.

Traktati ndalon zhvillimin dhe përdorimin  e raketave me një distancë nga 500 deri në 5500 km. Në thelb raketat me rreze të mesme veprimi  mund të lëshohen  me një shpejtesi shumë të madhe dhe të mbulojnë distancën deri tek kundërshtari  në një kohë shumë të shkurtër dhe  që nuk e lejon atë  të kundëreagojë në kohë.

Pse e pezulloi SHBA marrëveshjen tani? Arsyeja më e rëndësishme është mashtrimi rus. Amerika dhe aleatët e saj të NATO-s akuzojnë Rusinë për vendosjen e një rakete lundrimi me rreze INF, e quajtur 9M729.

Nëse traktati do të shkatërrohet në verë, siç duket tani, do të ketë disa pasoja. Rusia mund të ndërtojë raketa të ndërmjetme që synojnë Evropën. Nga ana tjetër, Amerika do të përshpejtonteveprimet e saj.

Çdo garë raketore mund të shkaktojë probleme edhe për traktatin START të ri, një marrëveshje të kontrollit të armëve SHBA-Rusi që mbulon më së shumti armët më të gjata, që do të rinovohet në vitin 2021.

Nëse raketat e tilla materializohen, do të sjellin me vete një sërë problemesh.

Bota do të lirohet nga kondicionimet dhe një garë armatimi bërthamore me teknologji të reja po duket tashmë në horizont me  gjithë konseguencat që ajo mbart.

Një botë ku një garë armatimi bërthamor  jashtë kontrollit do të jetë një vend shumë i rrezikshëm ku do të mjaftonte një gabim llogaritje ose një incident tragjik për t’i dhënë rrugë një konflikti apokaliptik

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN