Me Rusinë e SHBA-në që i dhanë fund Traktati mbi armët nukleare me rreze të mesme veprimi INF, Evropa po hyn në një periudhë potencialisht të rrezikshme. Tani Evropa duhet të përpiqet të frenojë garën e re të armëve bërthamore dhe të fitojë kohë për negociata.
Një nga shtyllat e kontrollit të armëve bërthamore u bë histori më 2 shkurt, me skadimin e afatit 60-ditor që Shtetet e Bashkuara i kishin dhënë Rusisë për të shpëtuar traktatin INF. Europa tani po hyn në një periudhë potencialisht të rrezikshme dhe duhet të luajë një rol shumë më aktiv në debatin për armët bërthamore.
Nëse SHBA-të dhe Rusia do të angazhohen në ndërtimin e armëve bërthamore, forcat më të vogla do të ndjekin shembullin, sepse ata besojnë se duke bërë kështu, bëhen të paprekshme. Koreja e Veriut dhe Irani janë vetëm shembujt e parë të kësaj.
Traktati INF dikur i dha kontinentit siguri nga konfrontimi bërthamor.
Shanset për të shpëtuar Traktatin e INF tani janë të papërfillshme. Si SHBA-ja dhe Rusia duan të çlirohen nga të gjitha kufizimet e armëve bërthamore, të mos përballen me njëri-tjetrin, sepse tani e konsiderojnë Kinën si kundërshtarin e tyre të vërtetë bërthamor. Kina nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje aktuale të reduktimit të armëve dhe të çarmatimit.
Pavarësisht nga lufta e tyre publike mbi shkeljet e vërteta ose të supozuara të traktateve, SHBA dhe Rusia kanë një qëllim kryesor: të armatosen kundër Kinës.
Rusia kohët e fundit ka bërë një ofertë verbale për të hapur arsenalet e saj bërthamore për inspektim – me parakusht që SHBA-ja të bëjë të njëjtën gjë. Por marrëveshja e SHBA duket e pamundur, sepse administrata Trump duket më e fokusuar në luftën kundër aftësive bërthamore të Kinës sesa kundër Rusisë dhe Evropës.
Këtu, Evropa, dhe veçanërisht Gjermania brenda NATO-s, duhet të mbajë një qëndrim të qartë ndaj SHBA.
Franca dhe vendet e tjera që duan që politika evropiane e sigurisë dhe mbrojtjes të bëhet më e pavarur nga SHBA. Qëllimi duhet të jetë kthimi në një arkitekturë të besueshme të sigurisë evropiane, diçka që pushoi së ekzistuari kur Rusia pushtoi Krimenë.
Shuarja përfundimtare e këtij konflikti është ndoshta një parakusht kryesor për riangazhimin në bisedimet e armëve me Rusinë. Kjo do të kërkojë një mision paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara.
Kjo do ta lehtësonte rrugën për ndërtimin e një arkitekture të re evropiane të sigurisë dhe do të mundësonte që Europa të luante një rol më kryesor në frenimin e garës së re të armëve bërthamore.
Sigmar Gabriel, ish-Ministër i Jashtëm gjerman, është anëtar i Bundestagut.