MENU
klinika

Kultura shqiptare

‘’Skena e Muzikës Shqiptare’’ do të rizgjojë në 2019 shqiptarët

12.02.2019 - 11:44

Një edicion i rëndësisë unike dhe kombëtare do të organizohet së shpejti në Maqedoninë e Veriut. Kjo veprimtari kaq e rëndësishme do të mbështetet dhe nga Ministria e kulturës së Maqedonisë së Veriut.

Është një nga eventet më të plota kulturore për shqiptarët në shtetin e Maqedonisë së Veriut, ku një pjesë e mirë janë edhe shqiptarë dhe me këtë përfaqësim të kulturës shqiptare e çojnë atë në një stad të lartë të zhvillimit kulturor.

Ky event madhështor do të mbledhë një ajkë të mirë të artistëve të muzikës klasike në një vend, instrumentistë dhe këngëtarë, dirigjentë etj., në një event dhe në një program për të shfaqur virtuozitetin e tyre.

‘’Skena e Muzikës Shqiptare’’ është një nga evenimentet artistike më të mira në Maqedoninë e Veriut dhe do të fillojë së shpejti edicionin e VII të vitit 2019.

Shqiptarët e Maqedonisë do të kenë fatin dhe mundësinë të ndjekin performancën e shumë personaliteteve të fushës së kulturës.

Ndër këta emra të fashëm do të jenë: Tedi Papavrami, Ramë Lahaj, Josif Gjipali, Antonello Allemandi, Venera Gimadieva, Petrit Çeku, Kastriot Tusha, Kiril Manolov, Adrian Xhema, Adhurim Grezda, Leonardo Quadrini por dhe shumë artistëve të tjerë.

Këta personalitete kanë një karrierë të pasur në mbarë botën. Veprimtaria e tyre ndodhet në çdo cep të botës dhe vlerësohen si nga emrat profesionistë të merituar të profesionalizmit botëror.

Një pjesë jo e pakët e tyre janë shqiptare dhe njëkohësisht, ata janë imazhi jonë i vërtetë kudo në botë me veprën e tyre.

 Ato janë frymëzim edhe për brezat e rinj si dhe një zë i fortë i zhvillimit kulturor dhe vlerave kombëtare.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB