MENU
klinika

Provojini!

5 sekrete nga kuzhina si t’i thoni lamtumirë zbokthit!

22.03.2019 - 20:49

Pesë sekrete nga kuzhina juaj, për ta larguari zbokthin pa blerë preparate, apo ilaçe te shtrenjta.

Zbokthi është një dukuri e pakëndshme, e cila prek rreth 40% të të rriturve. Bëhet fjalë për një çrregullim në lëkurë, të cilin më së shpeshti e shkakton kërpudha Pityrosporum ovale, e cila bën që qelizat e lëkurës të vdesin më shpejt. Rezultat i kësaj janë flluskat e shëmtuara, të bardha, të cilat assesi nuk duam që t’i shohim në rroba.

Ja si ta largoni zbokthin pa blerë preparate, apo ilaçe te shtrenjta.

-Aspirina
Aspirina përmban përbërësin e njëjtë sikur edhe shumë preparate mjekësore kundër zbokthit. Bëhet fjalë për thartirën e sillet. Shtypni dy aspirina me lugë dhe pluhurin e fituar përziejeni me shampon të rëndomtë, por me sasinë e rëndomtë për një larje të flokëve. Lëreni shamponin që të veprojë disa minuta, e më pas lani flokët sërish me shampon të rëndomtë.

zbokthi-konica.al

-Vaji eterik i drurit të çajit
Një studim ka treguar se shampotë që përmbajnë vetëm 5% të vajit eterik të drurit të çajit, ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e zbokthit. Disa pika të vajit eterik përzieni me një dozë të shampos tuaj të preferuar për flokë. Fërkojeni lëkurën e kokës mirë me duar dhe, më pas, flokët i shpëlani si zakonisht.

-Uthulla e mollës
Përpos që është e mirë për shëndet, uthulla e mollës, e bërë në shtëpi, është aleat i vërtetë në luftë kundër zbokthit. Në fakt, uthulla e ndryshon PH-në e lëkurës së kokës, duke i ndihmuar asaj që të mbrohet nga shkaktarët e zbokthit. Përzieni një të katërtën e filxhanit me uthull, me po aq ujë. Këtë përzierje e futni në shishe me spërkatës, me të cilën më pas i spërkatni rrënjët e flokëve. Mbështillni flokët me rizë, prisni rreth gjysmë ore dhe më pas flokët i shpëlani zakonisht. Këtë mund ta përsëritni dy herë në javë.

zbokthi-konica.al
zbokthi-konica.al

-Soda e bikarbonatit
Ky pluhur magjik mund ta parandalojë qërimin e lëkurës së kokës, si dhe ndjenjën e pakëndshme të krimit. Lani flokët si rëndom dhe, në flokë të lagura, qiteni një grusht sode të bukës. Fërkojeni lëkurën e kokës mirë e mirë, e më pas shpëlani flokët me ujë të nxehtë, pa shampon.
Soda bikarbonate e pastron lëkurën e kokës dhe i mbyt kërpudhat, të cilat rëndom shkaktojnë paraqitjen e zbokthit.

-Vaji i kokosit
Para larjes, në lëkurë të kokës fërkoni 3 deri 5 lugë të vajit të kokosit. Mbështillni flokët. dhe prisni ashtu rreth një orë. Më pas shpëlani flokët si rëndom. Një lugë vaj të kokosit mund ta përzieni edhe me ndonjë shampon të butë, duke i larë flokët me të rregullisht.