MENU
klinika

Shokuese

Çfarë ndodh nëse flini më pak se 6 orë!

07.03.2019 - 12:11

Disa persona bien për të fjetur në orë të vona të natës për shkak të angazhimeve të ndryshme. Të gjithë mund ta bëjnë diçka të tillë por ky veprim nuk është shenjë e mirë për personat që duhet të zgjohen herët në mëngjes dhe që bëjnë më pak se 6 orë gjumi.

Sipas një studimi të ri, pagjumësia rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu shkencëtarët zbuluan se kur personat flenë më pak se 6 orë në natë, rritet rreziku i vdekjes së parakohshme sidomos tek ato persona që vuajnë nga sindroma metabolike, e cila është e lidhur me tensionin e lartë të gjakut, obezitetin dhe diabetin.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti janë dyfish më të rrezikuar të vdesin nga këto sëmundje ose nga goditja në tru, sesa personat që nuk i kanë këto sëmundje dhe flenë më pak se 6 orë në natë. Nëse flini më shumë se 6 orë, atëherë ky rrezik sa vjen e zhduket.

Kjo u vërtetua nga një studim, i cili mati kohëzgjatjen e gjumit brenda ambienteve të laboratorit, ku pjesëmarrës ishin 1344 të rritur me moshë mesatare rreth 49 vjeç, të cilët ranë dakord të flenë një natë në laborator. Kushti i pjesëmarrësve ishte që të vuanin të paktën nga një nga tre faktorët e rrezikut si sëmundjet e zemrës, diabeti ose tensioni i lartë i gjakut.

Një kusht tjetër ishte indeksi i masës trupore më i lartë se 30 si dhe nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak në gjendje esëll.

Për 16.6 vite 22% e pjesëmarrësve ndërruan jetë.

Personat që fjetën më pak se 6 orë ishin 2.1 herë më të rrezikuar të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Prandaj, kushtojini vëmendje gjumit, ai ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër…