28.03.2019 - 18:16
Personat që kanë vuajtur nga infeksionet e traktit urinar mund të shmangin prekjen nga një tjetër infeksion duke marrë masa që në shenjën e parë të çdo dhimbje apo djegie gjatë urinimit.
Ndiqni këto këshilla:
- Pini shumë ujë, sidomos gjatë 24 orëve të para pasi shfaqen simptomat. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni bakteret që shkaktojnë infeksionet dhe mund të alternojë edhe disa mekanizma mbrojtëse të trupit.
- Duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm dhe të urinoni plotësisht, dhe sa më shpesh aq më mirë.
- Kurrë mos e anashkaloni një vizitë mjekësore, posaçërisht për traktin urinar.
- Për të lehtësuar dhimbjet, bëni një dush të ngrohtë ose aplikoni një kompresë të ngrohtë në pjesën gjenitale…