Zotëron 34 milionë euro, por kampioni Anthony Joshua ka zgjedhur të bëj një jetesë modeste.
Boksieri Anthony Joshua, pasuri e të cilit, sipas Forbes, aktualisht vlerësohet të jetë pak më shumë se 34 milionë euro. Ai tregoi për mediat ambjentet e brendshme të banesës së tij.
Në një apartament modest, kampioni i peshave të rënda, nuk ndikohet nga pasuria apo jeta e luksit, madje edhe mobiljet janë të lëna pas dore dhe jo të shtrenjta.
“Këto mobilie i kam në shtatë vitet e fundit. Nuk e kam ndërmend t’i riparoj pasi janë të rehatshme dhe funksionale. Unë mund të pushojë në to. Nuk ka nevojë që të blejë të reja”, pohon Joshua.
Ai shfaqi edhe kuzhinën e vogël, e cila nuk është si shumica e njerëzve të njohur botëror, gjersa zbuloi edhe çfarë mban zakonisht në frigorifer.
“Jo shampanjë, vetëm ujë dhe lëngje frutash”, tregon duke shoqëruar me një buzëqeshje kampioni i boksit.
Dhomën e gjumit gjithashtu e ka të vogël, me një shtrat të vetëm dhe aty pranë mban një kryq që ia ka dhuruar nëna. Ndërsa, boksieri pritet që gjatë këtij viti ta mbroj titullin e kampionit për peshat e rënda.