Kitaristi i famshëm i Rolling Stones, Dick Dale është ndarë sot nga jeta në orët e para të mëngjesit.
Sipas BBC Dick Dale nderroi jetë në moshen 81 vjeçare për shkak të kancerit dhe të diabetit. Kitaristi i njohur si ‘Mbreti i Rockut Surf’ solli menjëherë reagimin e të gjithë aristëve amerikanë që u tronditën nga humbja e tij.
Kitaristi vetë në një intervistë dhënë së fundmi kishte përmendur: “Dokorët me thanë se kanceri dhe diabeti do më vrasin. Nuk më lejuan që të performoja më në skenë. Unë ditën tjetër dhashë koncert në Kaliforni. Edhe i vdekur do vazhdoj të luaj me kitaren time.’’
Kitaristi që vinte nga një familje e varfër amerikane filloi karrierën e tij në moshën 15 vjeçare, ku krijoi një grup muzikor me shokët e tij të shkollës, fillimisht. Kitarën e tij të parë e bleu në treg me 8 dollarë. Kur mbushi 22 vjeç, ai filloi të luante në klube si kitarist dhe talenti i tij pikasi shpejtë, derisa u bë pjesë e grupit të Rolling Stones. Nga ajo kohë ai shkruajti qindra kengë, si ‘Guitar Hero’, një nga krijimet e tij më të famshme.
Sot është një ditë e zezë për muzikën rock ku i është dhënë lamtumira mbretit të Rockut .