MENU
klinika

Videot e sulmit në Zelandën e Re

Përdori videot e masakrës për fushatë/ Kritikohet Erdogan

18.03.2019 - 16:18

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan është kritikuar për shfaqjen e disa nga videove të masakrës në Zelandën e Re për të rritur mbështetjen në tubimet zgjedhore. Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re Winston Peters u tha zyrtarëve turq se video ishte “e padrejtë” dhe rrezikonte qytetarët e vendit të tij që jetojnë jashtë Zelandës së Re.

Sulmi i së premtes në dy xhami në Christchurch la 50 të vdekur.

Motivi kryesor i Erdogan ishte të dënonte islamofobinë globale, bashkë me reagimin e Perëndimit ndaj saj, dhe t’i kritikonte kundërshtarët politikë brenda Turqisë si të dobët.

Presidenti tha se i dyshuari kishte vizituar Turqinë dy herë dhe donte që muslimanët turq të largoheshin nga territori europian i Turqisë në anën perëndimore të Bosforit. Erdogan tha në Gaziantep: “Çfarë do të thotë se ne nuk duhet të shkojmë në perëndim të Bosforit, që do të thotë Evropa, ndryshe do të vinë në Stamboll, do të na vrasë të gjithë, do të na dëbojë nga toka jonë”.

Autori ka transmetuar video të vrasjeve dhe ato janë  shpërndarë gjerësisht dhe janë shkarkuar nga mijëra njerëz. Në Zelandën e Re pamjet janë klasifikuar si një publikim i pakënaqshëm dhe konsiderohet shkelje ta shpërndash ose posedosh atë.

Pamjet pothuajse të paqarta të një pjese të sulmit në xhami u shfaqën në ekran së paku në tri tubime.

Facebook tha se kishte hequr 1.5 milionë video të sulmit në mbarë botën gjatë 24 orëve të para. Megjithatë pamjet gjenden në disa prej faqeve më të mëdha të lajmeve në botë.

Në Mbretërinë e Bashkuar Daily Mirror dhe MailOnline, si dhe disa media australiane gjithashtu e transmetuan atë.

sulmi-ne-zelanden-e-re-konica.al
sulmi-ne-zelanden-e-re-konica.al

Sulmi në Zelandën e Re u konsiderua më i tmerrshmi në historinë e kombit. Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi incidentin si një sulm terrorist dhe një nga “ditët më të errëta” të Zelandës së Re. “Është e qartë se kjo tani mund të përshkruhet vetëm si një sulm terrorist”, tha Ardern në një konferencë shtypi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur  duke thënë “Jam e pikëlluar bashkë me zelandezët dhe bashkëqytetarët e tyre, që në mënyrë paqësore po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste. Ne qëndrojmë krah për krah kundër një terrori të tillë.

Pas sulmit të përgjakshëm reagoi edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai u shpreh se “jemi thellësisht të tronditur nga krimi brutal në Christchurch.” Heiko Maas shkroi në twitter se “nëse njerëzit vriten vetëm për shkak të fesë së tyre, ky është sulm kundër nesh të gjithëve. Jemi të bashkuar në anën e viktimave. Qëndro e fortë Zelandë e Re!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN