MENU
klinika

Operacioni "OAZ"

Policia vë në pranga boksierin shkodran

09.03.2019 - 13:54

Ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh, kërkohej nga policia, por ka rënë në prangat e uniformave blu vetëm ditën e sotme. Fjala është për kampionin absolut të boksit, me ngjyrat e Vllaznisë, Nelson Hysa.

Arrestimi i tij nga Policia e Tiranës ka ardhur pas akuzave të organeve të drejtësisë se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Bajri”, që operonte në zonën e Shkodrës, por jo vetëm.

Hysa është kapur në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit, në kryeqytet, mëngjesin e sotëm. Ja njoftimi i policisë vendore:

“Në vijim të operacionit “OAZ”, në funksion të procedimit penal, nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër, mëngjesin e sotëm u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin:

N.H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, që ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “organizata kriminale, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër. Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMË Seria 3”. Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i kampionit të botës

Elis Guri: Nuk bëhet sport me bukë e djathë


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!