MENU
klinika

Moto GP

Rregulli i ri, ndëshkime për të rrezikshmit

05.03.2019 - 11:42

Pas shumë pritje dhe prezantimesh motorësh, këtë fundjavë për të apasionuarit e Moto GP nis sezoni i ri i garave.

Ditën e diel, në pistën e Losail, në Katar, do të nisë sezoni 2019 në Moto GP. Organizatorët e Botërorit kanë vendosur që të marrin masa më të rrepta për pilotët që bëjnë parakalime të rrezikshme apo shkelin rregulloren e garës.

Kështu, për herë të parë do të aplikohet “long lap penalty” (dënimi me një xhiro më të gjatë).

Në çdo pistë të Botërorit do të jetë një zonë, në asfalt, ku piloti që ndëshkohet nga komisarët e garës do të kalojë me motor.

Moto Gp
Moto Gp

Kjo do të detyrojë pilotin e ndëshkuar të përshkojë një xhiro më të gjatë se pilotët e tjerë që janë në garë. Ky dënim do të kryhet nga 1 deri në 3 xhiro nga dhënia e masës nga komisarët e garës.