MENU
klinika

Nga The Economist

Si Erdogan po ‘shfrytëzon’ një masakër për qëllimet e veta

22.03.2019 - 15:39

Qeveria e re e Zelandës, dhe në veçanti kryeministrja, Jacinda Ardern, janë vlerësuar shumë për përgjigjen e tyre ndaj masakrës së tmerrshme të 50 njerëzve në 15 mars në dy xhami në qytetin e Christchurch.

Por Erdogan e ka përdorur sulmin përpara zgjedhjeve lokale në fund të marsit. Ai i ka përshkruar në mënyrë të përsëritur vrasjet e xhamisë si pjesë e një komploti më të gjerë kundër Turqisë dhe Islamit.

Në një intervistë më 18 mars, ai shkoi aq larg sa të akuzonte Perëndimin për përgatitjen e manifestit online të vrasësit të Christchurch, i cili përfshinte thirrjet për të dëbuar turqit nga Evropa dhe për të vrarë Erdogan.

“Përse perëndimi hesht? Pse media perëndimore vazhdon të heshtë? Ata e gjetën, e përgatitën dhe ia dorëzuan atij ” tha presidenti turk.

Pavarësisht kundërshtimve nga Zelanda e Re dhe të tjerët, Erdogan ka vazhduar të tregojë pamjet e masakrës në mitingjet zgjedhore, të ndjekura nga dhjetëra mijëra njerëz dhe të transmetuara në të gjithë vendin.

Australia, atdheu i vrasësit është zemëruar gjithashtu.

Në një miting të fushatës kohët e fundit, Erdogan paralajmëroi se australianët armiqësorë ndaj Islamit do të “ktheheshin në arkivole” në qoftë se ata vizitonin Turqinë. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se vendi po shqyrton këshillat e tij të udhëtimit për australianët që vizitojnë Turqinë.

Erdogan ka rifilluar gjithashtu luftën e tij të fjalëve me Benjamin Netanyahu, kryeministrin e Izraelit, pasi të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kohët e fundit, presidenti i Turqisë kundërshtoi kreun izraelit pasi ai iu referua Stambollit si Konstandinopojë. “Deklaratat e kreut Netanjahut dhe terroristit të Zelandës së Re janë të njëjta,” tha Erdogan. “Ata ushqehen nga i njëjti burim.”

Një deputet nga partia qeverisëse e Erdogan tha se sulmi i Christchurch ishte pjesë e një “projekti nga duart e Sionistëve për të kthyer botën myslimane dhe të krishterë kundër njëri-tjetrit”. Është një konfrontim që duket se Erdogan do ta shijojë, sidomos tani që zgjedhjet afrohen.