24.03.2019 - 12:20
Disa kohë më parë u fol në media se reperja me fame botërore i kishte bërë follow në instagramin e tij stilistit shqiptar.
Bëhet fjalë për Cardi B dhe mesa duket gjërat paskan avancuar sepse reperja i ka shkruar Valdrinit dhe i ftuar në “Xing me Ermalin” ky i fundit ka treguar se ajo është interesuar për veshjet e dizenjuara nga ai.
“Asistentët e mi e kanë parë që ka shkruar vetë Cardi B dhe i kanë dhënë numrin tim dhe ajo më ka shkruar direkt në Whatsapp. Në fillim mendova mos është shaka, por kur fola me stafin më thanë që është e vërtetë dhe u ndjeva shumë mirë”, tha Sahiti.