MENU
klinika

Aktiviteti i peshkimit

Si mund të aplikoni dhe dokumentacioni që nevojitet

05.04.2019 - 10:35

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me të gjithë personat që duan të fitojnë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të pëshkimit dhe akuakulturës në ujërat e brendshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimi mund të bëhet online në portalin qeveritar e-Albania.

Të drejtën e peshkimin e gëzojnë subjektet, që duhet të jenë persona fizikë ose juridikë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe që shpallen fitues përmes procedurës së konkurrimit publik.

Aplikimi për të fituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të peshkimit/akuakulturës në ujërat e brendshme tashmë mund të bëhet online. Pa burokraci, pa vonesa dhe me transparencë të plotë. Mund ta provoni edhe përmes celularit tuaj. Hyni në portalin e shërbimeve qeveritare e-albania.??”, thuhet në njoftimin e MBZHR-së.

Ndërkohë dokumentacioni i nevojshëm për të kryer aplikimin është:

-Numri unik i identifikimit të subjektit
-Plani i biznesit për zhvillimin e veprimtarisë së synuar

Afati i vlefshmërisë nëse shpallesh fitues:

-Afati është përcaktuar 20 vjet për akuakulturën dhe 10 vjet për peshkimin artizanal

Ku shpallen fituesit?

-Njoftimi për shpalljen fitues vendoset në këndin e njoftimeve të ministrisë së Bujqësisë si dhe njëkohësisht dërgohet për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agritekturë - termi gjithëpërfshirës

E ardhmja e bujqësisë?