MENU
klinika

Biznesi ankesa për tenderat

Këto dy institucione kryesojnë listën

05.04.2019 - 14:11

Në Komisionin e Prokurimit Publik, për 2018 janë depozituar 1158 ankesa për procedurat tenderuese.

Këto të dhëna janë bërë publike në raportin vjetor të këtij dikasteri.

Sipas raportit, vihet re se në krahasim me 2017 ka pasur një rritje me 1% të numrit të ankimimeve.

Cilat janë dy institucionet që kryesojnë listën për numrin më të madh të ankesave?

-Drejtoria e Tatimeve
-Posta Shqiptare

Në raport theksohet se këto dy institucione kanë numrin më të lartë të ankesave në lidhje me dokumentet standarte të tenderit.

Port jahtesh Currila
Port jahtesh Currila

Si problematike janë parë kriteret e vendosura për:

-përfitimin e një tenderi
-vlerësimin e ofertave të paraqitura nga kompanitë

Cili është tenderi që ka numrin më të lartë të ankesave?

-Tenderi për “Shërbimin e Ruajtjes së Sigurisë Fizike”, me një numër ankesash prej 53.6% të totalit.

Sa është vlera e ankesave të paraqitura për procedura?

-Referuar fondit limit të prokuruar, kjo vlerë arrin deri në 18.8 mld lekë nga 129.8 mld lekë që është totali

-Nisur nga këto të dhëna mund të themi se 14.5% e fondit limit total të publikuar për prokurim është shoqëruar me ankesa në procedurat përkatëse.