Reperi Ledri Vula ka treguar së fundmi se cili është në të vërtetë raporti me Getoar Selimin.
Ledri dhe Geti janë dy prej reperëve më të famshëm shqiptarë. Mirëpo, shumë herë dyshja janë komentuar lidhur me raportet që kanë me njëri-tjetrin, madje është thënë se ata nuk flasin.
Në një intervistë Ledri ka sqaruar se i kanë ndarë rrugët, por nuk do të thotë se nuk flasin.
“Nuk është që nuk folim, jetët kanë marrë kahje tjetër. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E përcjelli çka bën, edhe me taku s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu me falë. Nuk është që m’ka bë asgjë hiç, ka ndodhë atëherë kur ishte ajo, prej atëherë nuk e kam pa të arsyeshme me ndejt aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, tha Ledri.