Kryeministrja britanike, Theresa May hapi dritën jeshile për pjesëmarrjen e kompanisë kineze të pajisjeve në fushën e teknologjisë Huawei për rrjetin 5G, pavarësisht polemikave që qarkullonin rreth grupit i dyshuar për spiunazh, raportoi sot e përditshmja ”Daily Telegraph”.
”Londra pritet t’i autorizojë ndërkohë Huaweit vetëm një akses të kufizuar, i cili nuk do të jetë i përfshirë në zemër të rrjetit, por vetëm në infrastruktura më pak të ndjeshme si antenat”, sipas gazetës.
Ky vendim u mor gjatë takimit të djeshëm të Këshillit për Sigurinë Kombëtare (National Security Council, NSC), i përbërë nga ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë i kryesuar nga Theresa May.
Downing Street nga ana tjetër nuk ka pranuar të konfirmojë informacionin.
”Ne nuk i komentojmë vendimet e NSC-së”, deklaroi një zëdhënës.