MENU
klinika

Studimi

‘Mrekullitë’ e çajit jeshil!

18.04.2019 - 17:30

Hulumtuesit e Institutit izraelit për Teknologji dhe Shkencë, pohojnë se çaji i gjelbër mposht erën e keqe të gojës, por edhe redukton rrezikun e zhvillimit të karies dhe kancerit të gojës.

Dihet që çaji jeshil, kjo pije e shëndetshme, mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit.

Po ashtu, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt, si dhe në uljen e kolesterolit.

Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm.

Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si çaji i zi, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole.

Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Kështu dy filxhanë me çaj e pasurojnë organizmin me sasi të njëjtë antioksidantësh sikur të kishit konsumuar njëherësh pesë porcione me perime dhe dy mollë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN