MENU
klinika

“Oborret në përdorim”

Dokumentet për të marrë pronësinë

23.04.2019 - 10:46

Personat që kanë oborre, për të cilat nuk kanë marrë ende tapinë duhet të plotësojnë gjashtë dokumente dhe ti dorëzojnë ata në Agjecinë e Trajtimit të Pronave.

Gjithashtu është zbardhur edhe tabela e ccmimeve për m 2. ATP nis procedurat për pajisjen me certifikatë pronësie pasi merr kërkesat e subjekteve për kalimin ne pronësi te oborreve në përdorim.

ATP bën vlerësimin e kërkesave te subjekteve për kalimin ne pronësi te sipërfaqeve shtetërore kur ne dokumentin e pronësisë është shënimi “oborr ne përdorim ” .

Dokumentacioni i nevojshëm
1. Kërkesën sipas formularit tip
2. Dokumenti për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja;
3. Genplani i oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një topograf i licencuar;
4. Dokumenti me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP;


5. Dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.08.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, vendimi gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor, brenda kompetencave të tyre;
6.Dokumenti, që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, i ka kaluar në përdorim, pa kundër shpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundër shpërblim.

Procedura për ofrimin e shërbimit
Pasi subjekti ka paraqitur pranë AKKP-së kërkesën së bashku me dokumentacionin e kërkuar, për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim:
1.ATP , brenda 30 (tridhjetë) ditëve, nga data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit nga ana e subjektit, kryen verifikimin e hollësishëm të tyre (verifikimet kryhen në terren nga punonjësit e ATP-së).
2. ATP saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, duke kryer matje në terren.

3. Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, ATP, harton vlerësimin ligjor dhe njofton subjektin sipas rastit, për:
i) Të drejtën e tjetërsimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 ditëve, për llogari të ATP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë.
ii) Të drejtën e tjetërsimit pa kundër shpërblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e oborrit në përdorim, shoqëruar me plan vendosjen përkatëse.
iii) Mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar, me shkrim, në mënyrë të hollësishme kushtet e përcaktuara në këtë vendim, që nuk plotësohen apo provohen.

4.Kërkuesi, me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim, paguan, në numrin e llogarisë së caktuar nga ATP, për llogari të Fondit të Kompensimit të Pronave. Pagesa bëhet jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit nga ATP.

Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga ATP-ja të kërkesës për tjetërsim.
5. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga:
a) data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundër shpërblim;
b) data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimit pa kundër shpërblim.

6. Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm, i cili merret jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e regjistrimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues në regjistrin e protokollit të ATP-së, i njoftohet kërkuesit.
7. ATP-ja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP-së, e cila kryen procedurën e regjistrimit në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.
8. Poseduesi i pasurisë së paluajtshme pajiset me certifikatën e pronësisë, pasi të ketë paguar më parë (në momentin e paraqitjes së kërkesës) tarifën e shërbimit, të përcaktuar me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave.

Kosto :
Çmimet e oborreve në përdorim sipas tabelës së mëposhtme:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcimi i kapitalit vendas

Dossier/ Si po shqiptarizohet tregu