MENU
klinika

Sa 30% e Gjermanisë

Pagat në Shqipëri, si kanë ndryshuar në 19 vite?

08.04.2019 - 13:34

Në raportin e fundit të institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, vihet re se Shqipëria me Moldavinë dhe Ukraninën janë renditur si vendet me nivelin më të ulët të pagave në raport me ato të Gjermanisë.

Në vitin 2018 paga mesatare bruto në raport me fuqinë blerëse ishte sa 30% e nivelit në Gjermani.

Ndërkohë në 2000, paga mesatare bruto në Shqipëri ishte sa 13% e nivelit të pagave në Gjermani.

Sipas raportit, vlen për t’u theksuar fakti se jo gjithmonë rritja e PBB-së në vendet në tranzicion si Shqipëria është përkthyer në paga më të larta.

Shqipëria renditet krah Ukrainës dhe Moldavisë me nivelet më të ulëta të pagave nga 20-30% e pagave të nivelit gjerman.

Sa janë të ardhurat për frymë në Shqipëri:

-Duke u renditur sërish krah Moldavisë dhe Ukraninës, Shqipëria hy tek vendet me të ardhura për frymë sa 10-30% e Gjermanisë.

Vende e tjera të Ballkanit:

-Republika Çeke
-Polonia
-Rumania
-Kroacia
-Estonia
-Hungria

Në këto vende, niveli i pagave për 2018 arriti sa 60% e nivelit të pagave në Gjermani.

-Shumica e vendeve në zhvillim regjistrojnë paga 40-50% e nivelit gjerman.

Ndërkohë nivelin më të lartë e kanë shënuar vetëm dy vende në rajon.

Bëhet fjalë për dy vendet perëndimore të Rajonit si;
-Republika Çeke
-Sllovenia

Këto dy vende arritën një nivel të ardhurash sa 70% e Gjermanisë.